Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, do të mbaj Kuvendin e 2-të Zgjedhor të Dielën me 26 Mars 2017, me fillim në ora 13:00.
Ftesë
Ju ftojmë të merrni pjesë në Kuvendin e 2-të Zgjedhor i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, kuvendi mbahet të Dielën me 26 Mars 2017, me fillim në ora 13:00. Punimet e Kuvendit do të zhvillohen në Schlieren ZH, në këtë adresë: Goldschlägiplatz 2, 8052 Schlieren. Gjithashtu ftojmë të gjithë anëtarët, por edhe të gjithë afaristët dhe biznesmenët shqiptarë në Zvicër që të marrin pjesë në Kuvendin Zgjedhor, ku do të zgjidhet kryesia e re e RrBShZ-së.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër është organizata e vetme ekonomike e njohur institucionalisht në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri që ka për qëllim lidhjen dhe forcimin e bashkëpunimit midis bizneseve shqiptare në Diasporë me bizneset në Vendlindje.
Me krijimin e RrBShZ-së para tre viteve u vendosën themelet e urës lidhëse midis Diasporës dhe Vendlindjes në sferën ekonomike dhe tani do të vazhdohet në rritjen, forcimin e bashkëpunimit, investimeve, njohjes me njëri tjetrin.
Bernë, me 9 Mars 2017