Instagram njihet si rrjet social që sjellë të ardhura të mëdha për ata që kanë numër të madh ndjekësish.
Revista e famshme amerikane, “US Weekly” ka zbuluar shumën që motrat Kardashian e fitojnë nga Instagram.
Kim Kardashian i fiton 500 mijë dollarë për çdo reklamë që e bën. Motrat e saj, Khloe dhe Kourtney, paguhen me 250,000$ nëse shpërndajnë foto me produktet e brand-ve të ndryshme.
Kim Kardashian ka afër 95 milionë ndjekës në Instagram, Khloe 64 milionë ndërsa Kourtney 54.3 milionë.


















