Në fillim modele, më pas aktore ndërsa tani shkrimtare!

E publikuar: 17/03/2017 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka absolutisht asgjë që Cara Delevingne nuk di ta bëjë. Ajo së fundmi ka shkruar novelën e saj të parë.

Lajmin bukuroshja 24 vjeçare e ka bërë publik nëpërmjet Instagramit.

Supermodelja amerikane i la të gjithë pa fjalë kur nxorri një foto të dorëshkrimit të novelës së saj, në atë që duket se ishte kopja e parë e printuar. Titulli i novelës është “Mirror, Mirror” (pasqyrë, pasqyrë).

Vetë Cara thotë se dëshiron t’u flasë të gjithëve për këtë periudhë të jetës, të mbushur me zbulimin e vetes, miqësi, dhimbje, triumf, si dhe të qënit një adoleshent. Me pak fjalë sipas saj, eksperiencat që i japin formë çdo njeriu.