Çdo herë kur bëhet fjalë për këngëtaret më me stil shqiptare, nuk ka si të mos përmendet edhe ylli i muzikës Era Istrefi.
Sipas faqes “The Revue”, Era është njëra ndër këngëtaret shqiptare me stilin më unik, shkruan infosot.
“Stili i saj personal dhe unik nuk është vetëm ajo që e fut atë në botën e muzikës, por edhe moda gjithashtu. Era nuk i kushton rendesi nëse është IN a po jo, ajo thjesht e bën në mënyrën e vet. Ndoshta e trashëgon nga familja. Nese po, a mund të na adaptoni edhe neve”, ky ka qenë mbishkrimi që i është vendosur fotografisë së Erës e cila është radhitë e treta në këtë listë.
Në mesin e 14 shqiptarëve që vishen më së miri janë edhe Nora Istrefi, Elvana Gjata, Lori Hoxha, Armina Mevlani etj.



















