Mali i Zi në Eurovizion me një “Conchita” mashkull, merr mijëra klikime (VIDEO)

E publikuar: 11/03/2017 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Slavko Kalezić është përfaqësuesi i Malit të Zi këtë vit në Eurovizion.

Këngëtari do të paraqitet me një stil të ngjashëm me “Conchitan”, ish fituesen e Eurovizionit si përfaqësuese e Austrisë.

Kënga e Slavkos po llogaritet si një nga favoritet e këtij edicioni në Eurovizion ndërtsa ka marrë më shumë se 100 mijë klikime në më pak se 24 orë.

Por malazezët e kanë kritikuar shumë prezantimin e shtetit të tyre nga Slavko për çka edhe i kanë dhënë më shumë se 2500 dislike në Youtube.