Kurir: Shqiptarët po planifikojnë vrasjen e Cecës

E publikuar: 06/03/2017 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat serbe vazhdimisht trillojnë tema ku inkriminojnë shqiptarët. E fundit, është ajo e cila publikohet në numrin e nesërm të gazetës Kurir, dhe hiç më pak se si temë kryesore në ballinën e kësaj gazete ndër më të shiturat në Serbi.

Kurir pretendon se agjentët danezë kanë zbuluar planin e terroristëve shqiptarë të cilët ishin përpjekur ta vrisnin në Kopenhagë këngëtaren e popullarizuar të turbo-folkut serb, Ceca Raznatovic, ish-bashkëshorte e kriminelit të vrarë serb Arkan.

Ceca në Danimarkë, udhëton të premten, ku sipas gazetës serbe, do të jetë nën përcjelljen e shërbimit intelegjent danez, dhe forcat speciale të këtij vendi nuk do t’i ndahen 24 orë.