Këngëtarja Tringa Kay ka sjellur baladën ‘I huaj’.
Përpos zërit karakteristik, e veçanta e këtij projekti është se është kënga e parë e kompanisë muzikore MishMash në krye me këngëtarin Blero Muharremi, shkruan lajmi.net.
Kjo kompani e tij ka për qëllim menaxhimin e artistëve të rinj.
Kujtojmë që Blero e kishte edhe një stuido me emrin Elephant por që tashmë e ka shitur dhe ka formuar këtë kompani të re.
Sido që të jetë, ‘I huaj’ nga Tringa u finalizua me një klip të veçantë nga XL Films.
https://youtu.be/GwyUqBmWhKQ


















