Lorik Cana ka një mesazh për shqiptarët (FOTO)

E publikuar: 05/03/2017 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana, ka vizituar një monument historik mjaftë të veçant.

Ai këto ditë ka qëndruar në Shqipëri, ku ka shfrytëzuar rastin të vizitoj edhe Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, ku bashkë me viziten ka dhënë edhe një mesazh për shqiptarët.

Cana ka publikuar një fotografi nga muzeu i heroit kombëtar, ku shihet një luftëtar shqiptar, ndërsa me këtë ai duket se i ka dërguar mesazh shqiptarëve që sipas tij po shkojnë në drejtimin e gabuar, transmeton “Magazina”

“Ooooo thirri thirri mos të shkojmë në drejtim të gabuar!!!”, ka shkruar Cana.