Rep artisti Gold AG që mbrëmë e lansoi këngën e tij më të re e cila është në bashkëpunim me këngëtarin Hysni Klinaku, ndërsa kënga ka frymë patriotike, ku dhe si titull ka “Në Dukagjin”, kënga iu kushtohet heronjve të kombit Shkëlzen dhe Luan Haradinaj, shkruan Kosovarja.
Goldi është njëri ndër artistët i cili kolegëve të tij iu bën suport kur ata lansojnë këngë të reja. Ariani ua shpërndan nëpër profilet e tij në rrjetet sociale këngët dhe projektet e kolegëve të tij.
Ndërsa këngën e Goldit pothuajse shumë pak këngëtarë e kanë shpërnda për ta suportuar Goldin në projektin e tij të ri.
Dhe natyrshëm lind pyetja “Ku jeni”, dhe zgjohet kureshtja; kur ti iu bën mirë të tjerëve kur kanë nevojë, pse ata nuk po reagojnë kur ti po bën diçka!
Jo që ka nevojë Goldi për ndonjërin nga kolegët e tij, ngase me fansat e tij ai e ka punën dhe për ta lëshon këngë e klipe të reja. Dhe nga fansat e tij ka arritur deri në këto momente që t’i mbledh kënga e tij më e reja hiq më pak se 225,895 shikime, në kanalin e tij zyrtar në you tube për vetëm 21 orë.
Ndërsa pyetjen që Gold AG ua bën “Estradës” mund ta shihni në foton që ai e ka nda me ndjekësit e tij në rrjetet sociale




















