Reperi i njohur kosovar, Gold AG është nderuar sot me çmimin e heroit kombëtar “Shkelzën Haradinaj”. Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj i dha këtë mirënjohje bashkë me babain e Ramush Haradinajt, Hilminë.
Pas këtij nderimi, Gold AG ka paralajmëruar se sot në orën 20:00 do të lansojë këngën e re që i kushtohet dëshmorëve të kombit, Shkëlzen dhe Luan Haradinaj.
“Sot u dekorova në Gllogjan me çmimin e heroit të kombit “SHKËLZEN HARADINAJ”.Ky çmim do të jetë një arsye më shumë që kënga ime të jehojë gjithmonë për ata që sakrifikuan çdo gjë për lirinë e kësaj toke.Bacë Hilmi Haradinaj dhe kryetar i komunës së Deçanit Rasim M. Selmanaj ju falemnderit për këtë pritje dhe organizim.Falemnderit rini e Dukagjinit që më pritet edhe pse ishte koha me shi,erdha me bereqet dhe u takofshim gjithmonë me bereqet e për të mira.Sonte në ora 20:00 del kënga e re NË DUKAGJIN, këngë që i kushtohet Luanit dhe Shkëlzeni.Shpresoj që ta pëlqeni. FALEMNDERIT DEÇAN” shkruan Goldi në Instagram.


















