Zërat e fundit që KEDS po eksporton rrymë pa marrë parasysh ankesat e konsumatorëve, thotë t’i ketë dëgjuar edhe Kryetari i Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa.
Ai pranon se për këtë situatë kanë kërkuar sqarim nga ZRRE-ja.
“Situata me energji elektrike duhet të normalizohet dhe ne kemi vërejtur se eksporti dhe importi nuk janë në harmoni me planifikimet dhe për këtë kemi kërkuar hetim, por jemi duke pritur raportin e ZRRE-së”, deklaroi Mustafa në KTV.
Kompanitë që ushtrojnë aktivitetin e eksportit në Kosovë, në bazë të përqindjes sipas KEDS-ja janë: Sllovenia 38 % të eksportit, Austria 22 % të eksportit, Bullgaria 14 % të eksportit, Maqedonia 8 % të eksportit, Danimarka 7 % të eksportit, Bosnja 7 % të eksportit, të tjerat (Mali i Zi, Çekia, Hungaria etj.) 4 % të eksportit.