Los Blancos kanë pësuar humbjen e dytë me radhë, pas asaj nga Sevilla gjatë fundjavës, duke u mposhtur kësaj radhe në Kukën e Mbretit
Celta Vigo ka mposhtur Real Madrid me rezultat 2:1, në ndeshjen e Kupës së Mbretit.
Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi me golin e Iago Aspas në minutën e 64-të të takimit.
Pesë minuta më pas Los Blancos barazuan rezultatin përmes brazilianit Marcelo.
Por kjo zgjati vetëm për një minutë, pasi në të 70-ën, Johny kaloi edhe një herë vizitorët në epërsi, rezultat me të cilin edhe përfundoi takimi.



















