Treni rus, i dekoruar nga jashtë me simbole të shtetit të Serbisë, respektivisht me flamurin serb, ndërsa nga brenda me ikonografi të kishës serbe, niset sot (e shtunë) nga Beogradi për në Kosovë. Në Mitrovicë, shqiptarët vlerësojnë se në njëfarë forme, nëpërmes këtij treni që ia ka falur Serbisë, Rusia simbolikisht po hyn në Kosovës dhe në këtë mënyrë bashkë me Serbinë po shkel sovranitetin e shtetit të Kosovës.
Ndonëse do të jetë vetëm një udhëtim promovues në vijën hekurudhore Beograd – Mitrovicë, të shtunën, në ditën e parë të Vitit të Ri Serb, Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë ka paralajmëruar se linja testuese hekurudhore Beograd – Mitrovicë do të vendoset nga 20 janari deri më 26 shkurt, e më pastaj do të vendoset nëse kjo linjë do të jetë e rregullt.
Treni niset nga Beogradi në ora 8:30 minuta, të shtunën, ndërsa nga Mitrovica në orën 10:40 minuta.
Shkrimi i plotë në Gazetën Zëri.