Është mikpritës kur i shkojnë mysafirët në banesë.
Madje edhe në natën e vitit të ri ish-pjesëtari i UÇK-së Gazmend Tali nuk e mbyll derën e banesës së rinovuar.
Ende nuk është bërë një muaj që kur ishte ekipi i Klan Kosovës për të raportuar për kushtet e vështira në të cilën jetonte kjo familje.
Kjo kronikë nxiti menaxherët e dy kompanive, Veding dhe Elkos, që të ndajnë fonde për ta rinovuar banesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, njofton Klan Kosova
Kryefamiljari, tregon për momentin e parë kur e mori vesh që do t’i ndryshojë jeta.
Por, në natën e parë në banesën e re, veç festimit për të e për ardhjen e vitit të ri, Gazmend Tali, ka përgatitur edhe një befasi.
Tërë këto gëzime, zonjës së shtëpisë po ja bëjnë vit që të mbahet mend.
Kronikë nga gazetari Halil Berisha.