Lajmet

Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht – përsëritje e dështimeve të Qeverisë

05.11.2026 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht – përsëritje e dështimeve të Qeverisë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar rezultatet e Kosovës në raportin e fundit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një nga raportet më të dobëta që nga fillimi i publikimit të tyre.

Ajo ka thënë se raporti pasqyron dështimet e vazhdueshme të shtetit në disa fusha, duke theksuar se përgjegjësia për mungesën e progresit nuk mund t’i atribuohet vetëm krizave politike.

“Ky raport ishte ndoshta më i dobëti për nga rezultatet, historikisht prejse ka filluar publikimi i raporteve. Është përsëritje e dështimeve që shteti ynë i ka bërë në çdo fushë, edhe për shkak të krizave politike. Por të mos harrojmë që Qeveria ishte në detyrë dhe askush nuk e ka ndaluar Qeverinë tonë që t’i përmbushë këto kushte, të ndërmarrë reforma dhe t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve me dëshirën më të mirë që Kosova të ecë në rrugën e saj drejt BE-së”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu nga foltorja e Kuvendit.

Deputetja e LDK-së ka veçuar shprehjen “progres i kufizuar” në raportin e BE-së, duke thënë se kjo pasqyron mungesën e përparimit pikërisht në fushat më të rëndësishme për jetën e qytetarëve dhe funksionimin demokratik të shtetit.

“Fjalia më e mirë është ‘progres i kufizuar’, në fushat të cilat janë jetike për jetën e qytetarëve të Kosovës. Duke nisur nga kriteret demokratike të funksionimit të institucioneve tona, kritere që do të duhej të ishin të nënkuptueshme për shtetin tonë, ndërhyrja e politikës në gjyqësor, mosrespektimi i vendimeve të Kuvendit nga Qeveria, mosrespektimi i vendimeve kushtetuese dhe mosrespektimi i afateve”, ka thënë ajo, transmeton Klankosova.tv.

Lushaku-Sadriu ka vlerësuar se këto probleme cenojnë drejtpërdrejt rendin kushtetues dhe funksionalitetin e institucioneve të vendit.

“Krejt këto e prishin rendin kushtetues të vendit tonë. Janë shqetësim përtej çdo shqetësimi, sepse prekin thelbin kushtetues dhe funksionalitetin e vendit tonë”, shtoi ajo./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

“Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti

“Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti

Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht – përsëritje e dështimeve të Qeverisë

Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht – përsëritje e dështimeve të Qeverisë

Haradinaj për Raportin e Progresit: Krejt proceset qeverisëse janë në ngecje

Sulmohet fizikisht gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin

Nis aktiviteti për dhurimin vullnetar të gjakut në nderim të Astrit Deharit

Kadetët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, Maqedonci: Do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës

Babai i Deharit flet për “manipulime” të rastit të Astritit: Pushteti i atëhershëm bëri përpjekje që rastin ta paraqiste si vetëvrasje

Kurti thotë se Dehari “u mbyt” në burg në 10 vjetorin e vdekjes së tij

“Kurti të reflektojë”, Rexha komenton raportin e KE-së për Kosovën – e akuzon kryeministrin për “sulm” ndaj mediave

Arben Gashi konfirmon se do të kandidojë për kryetar të LDK-së

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite tri projektligje dhe raporti i Auditorit

Raporti i Progresit për korrupsionin, Kurti e pranon se “në rastet e nivelit të lartë rezultatet nuk janë aty ku duhen të jenë”

Schuebel: Kosova do të trajtohet njëjtë si shtetet e tjera në procesin e integrimit evropian

Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE

Raporti i Progresit: Kosova pa përparim në funksionimin e sistemit gjyqësor

Kallas gati për takim trepalësh, por rikujton që Kosova s’kishte qeveri e në Serbi po pritet të formohet një