Lajmet

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

26.10.2026 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga Arlinda Zekaj.

Sipas tij, viktima kishte pretenduar në një parashtresë se një zinxhir zyrtarësh e kishin neglizhuar rastin e saj.

Duke folur për mbrëmjen tragjike, ai ka thënë se pas intervsitimit në cilësinë e viktimës si pasojë e dhunës në familje i është kërkuar që mos të kthehet në shtëpi.

Nikçi ka thënë se tashmë e ndjera kishte insistuar që kthehet në shtëpi dhe në momentin që ka hyrë është goditur nga kunati.

“Policia e Kosovës, jo vetëm mbrëmë por dhe në të kaluarën ka qenë e angazhuar që në një perimetër të caktuar dhe njëkohsisht gjatë periudhave të ndryshme kohore të kontaktoj viktimin dhe ta pyes për situatën e sigurisë. Mbrëmë, fatkeqësisht sapo ka hyrë viktima në ambientin e shtëpisë ka ndodhur edhe vrasja, ku si pasojë e sulmit nga një mjet i fortë ka ndërruar jetë, që këtë rast e ka shkaktuar ish-kunati i saj”, sqaroi ai.

Nikçi në një konferencë për media ka bërë të ditur se parashtresa ishte pranuar nga kryeprokurorja. Në paragrafin e parë, Zekaj kishte ngritur pretendime për neglizhencë institucionale, për të cilat, sipas tij, janë iniciuar hetime.

Duke folur për pjesën tjetër të parashtresës, ai ka thënë se viktimës i ishte njohur e drejta e shfrytëzimit të pronës.

Sipas Nikçit, vendimi gjyqësor përfshinte edhe urdhrin që bashkëshorti të mos i afrohej brenda distancës prej 2 metrash.

Ai ka deklaruar se vendimi ishte ekzekutuar të enjten, në praninë e policisë, ndërsa disa orë më vonë kishte ndodhur një konflikt.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, viktimës i ishte kërkuar të mos shkonte në atë shtëpi, pasi mund t’i rrezikohej siguria.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Haxhiu mbron Gërvallën: Dorëheqja është dorëzim, në Kosovë ka policë, prokurorë e gjyqtarë që thonë ‘n’martesë ka dajak’

Gërvalla i lë faj viktimës: Arlinda nuk iu drejtua qeverisë sepse ndoshta do të kishte angazhim

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiçit?

Kurti për vrasjen në Pejë: Çdo shkelje duhet të zbardhet, duhet të hetohen edhe hetuesit e prokurorët

Berisha kërkon shkarkime të menjëhershme pas vrasjes në Pejë

Serwer: BE në fund u ndërgjegjësua për pabesitë e Vuçiqit, ai do të përpiqet t’ia vështirësojë punën Listës Studentore

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset

Shiroka Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën

Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje

Hoti dorëzon te presidentja kërkesën për mosdekretimin e Bashkim Nurbojës në Bordin e BQK-së

Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

QIKA me aksion simbolik para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, kërkohet përgjegjësi institucionale

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Cakolli pas vrasjes së Arlindës: Përgjegjësit institucionalë duhet të përfundojnë në burg