Lajmet

Haxhiu për vrasjen e Arlinda Zekajt: Është alarm institucional, duhet të verifikohet nëse dështoi zinxhiri institucional

26.10.2026 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haxhiu për vrasjen e Arlinda Zekajt: Është alarm institucional, duhet të verifikohet nëse dështoi zinxhiri institucional

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, është kërkuar vlerësimi i rastit nga fillimi deri në fund, për të verifikuar nëse ka pasur dështim të zinxhirit institucional dhe nëse zyrtarët përgjegjës kanë dështuar në detyrat e tyre.

Haxhiu ka bërë të ditur se ka nënshkruar kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të diskutohet për këtë rast.

Ajo ka thënë se ka qenë në komunikim me kryeprokurorin e shtetit dhe ministren e Drejtësisë, ndërsa ka kërkuar që përgjegjësitë të adresohen edhe nga Inspektorati Policor dhe institucionet e tjera, përfshirë Qendrën për Punë Sociale.

“Së pari, unë kam nënshkruar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme e cila do të mbahet sot, shumë shpejt, pjesa për këtë seancë të jashtëzakonshme do t’i dërgohet të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe kam qenë në komunikim me kryeprokurorin e shtetit dhe po ashtu me ministren e drejtësisë, dhe sipas informacioneve që unë i kam, tashmë është kërkuar që të bëhet vlerësim i gjithë rastit nga fillimi e deri në fund, dhe të shihet në qoftë se ka pasur dështim të zinxhirit institucional dhe janë dhënë zotimet që, nëse do të dëshmohet dhe do të verifikohet që ka pasur dështim nga ana e zyrtarëve përgjegjës, do të ndërmerren veprimet”, tha Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo e ka cilësuar rastin si alarm për institucionet dhe shoqërinë, duke theksuar se miratimi i ligjeve nuk mjafton nëse ato nuk zbatohen nga institucionet përgjegjëse.

“Njësoj sot bëj thirrjet, edhe nga Inspektorati Policor, por edhe nga institucionet tjera, nëse flasim këtu edhe për Qendrën për Punë Sociale, që të adresojnë përgjegjësitë e tyre në raport me këtë rast. Ky rast na ka tronditur të gjithëve, është alarm institucional, alarm për shoqërinë, ju e dini që sa kam qenë ministre e drejtësisë, një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë ka qenë ndërmarrja e veprimeve për të mbrojtur jetën e vajzave dhe grave në Republikën e Kosovës. Nuk mjaftojnë vetëm ligjet që t’i procedojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por që ato ligje të zbatohen nga institucionet përgjegjëse”, tha ajo.

Haxhiu ka thënë se në seancën e jashtëzakonshme do të diskutohet edhe mundësia e themelimit të një komisioni hetimor parlamentar për të vlerësuar rastin. Ajo ka kërkuar që deputetët të jenë të bashkuar në trajtimin e kësaj çështjeje dhe të mos e shndërrojnë debatin në përplasje politike.

“Diskutimet sot do t’i adresojmë në Kuvendin e Kosovës, është përmendur themelimi i një komisioni hetimor që do ta vlerësojë këtë rast, por natyrisht duhet me vigjilencë, me seriozitet, ta trajtojmë këtë homicidin në Republikën e Kosovës, dhe uroj që të mos ketë deputetë të Kuvendit që nuk pranojnë që në Kosovë, fatkeqësisht, përballemi me femicid. Pra, nuk është ideja që të shkojmë në Kuvend dhe t’ia hedhim gishtin njëri-tjetrit, është e rëndësishme që Kuvendi të jetë i unifikuar në mënyrë që raste të tilla të mos na ndodhin më. Natyrisht që ne mirëpresim rekomandimet edhe të grupeve tjera parlamentare, por është shumë e rëndësishme që sot, si Kuvend, të flasim me një zë”, tha Haxhiu.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Anëtarët e Komisionit për Legjislacion kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion kërkojnë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Haxhiu për vrasjen e Arlinda Zekajt: Është alarm institucional, duhet të verifikohet nëse dështoi zinxhiri institucional

Haxhiu për vrasjen e Arlinda Zekajt: Është alarm institucional, duhet të verifikohet nëse dështoi zinxhiri institucional

Policia e shpall person në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës

Policia e shpall person në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës

Vrasja e Arlinda Zekajt, Tahiri thotë se është dështim i shtetit – kërkon shkarkime

Vrasja e Arlinda Zekajt, Tahiri thotë se është dështim i shtetit – kërkon shkarkime

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati

Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati

Studentët mposhtin Vuçiçin në Serbi/ Kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që kryesoi listën fituese

Studentët mposhtin Vuçiçin në Serbi/ Kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që kryesoi listën fituese

Kamberi: Kemi siguruar dy mandate, jemi në garë për të tretin

Kamberi: Kemi siguruar dy mandate, jemi në garë për të tretin

“Slloba i vogël”, mbetet jashtë parlamentit, Martens: Po largohet nga skena, shpresojmë përgjithmonë25 tetor

“Slloba i vogël”, mbetet jashtë parlamentit, Martens: Po largohet nga skena, shpresojmë përgjithmonë25 tetor

Kongresisti Wilson i përgëzon studentët për fitoren në Serbi: Tani nis puna e vështirë për kthimin e sundimit të ligjit

Kongresisti Wilson i përgëzon studentët për fitoren në Serbi: Tani nis puna e vështirë për kthimin e sundimit të ligjit

Lista Studentore pritet të marrë 52%, Vuçiç vetëm 39%, ja në sa mandate do të përkthehen në parlament

Lista Studentore pritet të marrë 52%, Vuçiç vetëm 39%, ja në sa mandate do të përkthehen në parlament

Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës

Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës

Vuçiç pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Vuçiç pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Reuters për pasojat e rezultatit të sontëm të zgjedhjevë serbe – çfarë ndodh nëse fiton e çfarë nëse humb Vuçiq

Reuters për pasojat e rezultatit të sontëm të zgjedhjevë serbe – çfarë ndodh nëse fiton e çfarë nëse humb Vuçiq

Policia serbe vendoset te transmetuesi publik serb RTS, i afërt me Vuçiq

Policia serbe vendoset te transmetuesi publik serb RTS, i afërt me Vuçiq