Lajmet

Musliu: Deputetët duhet ta rishqyrtojnë Ligjin për Specialen nëse kërkohet nga presidentja

22.10.2026 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Musliu: Deputetët duhet ta rishqyrtojnë Ligjin për Specialen nëse kërkohet nga presidentja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se deputetët duhet ta rishqyrtojnë Ligjin për Dhomat e Specializuara nëse presidentja e kthen atë në Kuvend, duke theksuar se një veprim i tillë është në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Musliu ka vlerësuar se ligji për Dhomat e Specializuara është i një rëndësie të veçantë dhe se deputetët duhet ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, duke kontribuar në procesin e rishqyrtimit të tij.

“Ju e dini shumë mirë që Gjykata Speciale, ose ligji për Dhomat e Specializuara në këtë rast, është një ligj i jashtëzakonshëm, i rëndësisë së jashtëzakonshme, dhe jo vetëm ky ligj, po secili ligj që ka nevojë, qoftë edhe me u riamandamentu, ose me u rishqyrtu, ne si deputetë duhet ta respektojmë vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Ajo ka theksuar se, në rast se presidentja kërkon që ligji të rishqyrtohet, deputetët kanë obligim të marrin pjesë në këtë proces, në përputhje me procedurat parlamentare dhe kushtetuese.

“Prandaj, nëse kërkesa është nga presidentja në këtë rast, që ligji duhet të rishqyrtohet, të ri-amandamentohet, do të thotë secili deputet duhet ta japë kontributin. Është brenda Rregullores së Kuvendit edhe brenda Kushtetutës. Domethënë, me Kushtetutë edhe me Rregullore, ne e kemi për obligim me i rishqyrtu sa herë që është kërkesa për t’u rishqyrtuar”, tha ajo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Peci i kundërpërgjigjet Mustafës: Në vitin 2021, fermerëve u ke mbetur borxh mbi 41 milionë euro

Peci i kundërpërgjigjet Mustafës: Në vitin 2021, fermerëve u ke mbetur borxh mbi 41 milionë euro

Musliu: Deputetët duhet ta rishqyrtojnë Ligjin për Specialen nëse kërkohet nga presidentja

Musliu: Deputetët duhet ta rishqyrtojnë Ligjin për Specialen nëse kërkohet nga presidentja

Merz: Protestat në rajon na japin mesazhin e qartë se BE-ja duhet të zgjerohet

Rama: Do të jem kandidat për kryetar të LDK-së, Abdixhiku do të bënte mirë të jepte dorëheqje

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë, deri në mesdite u vaksinuan rreth 100 persona

Kurti takohet me kancelarin federal të Austrisë, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

Bajrami: Kosova nën sanksione humbi milionat e BE-së, Kurti t’u kërkojë falje qytetarëve

Presidentja nuk deklarohet për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

IPK gjen mangësi serioze në ekzekutimin e urdhëresave të gjykatave në 13 stacione policore

“Ka nis operacion më i madh i inspektimit të mishit në Kosovë” – thotë Muja pas ndalimit të mbi 100 tonëve mish me afat të skaduar

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Sot mbahet Samiti i Berlinit në Budva, pjesëmarrës edhe Kurti e Rama

Vdes pacientja me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi

Raportohet se Presidentja nesër e kthen ligjin për Specialen në Kuvend

Sami Lushtaku thotë se nuk ka aspirata për kryetar të PDK-së

EKSKLUZIVE: Nga 4 EURO metri katror – AKP shiti me negocim direkt 54 PRONA gjatë vitit 2025