Suksesi i shqiptarëve nëpër botë nuk njeh fund.
Së fundmi është Sara Dedej nga Tirana që po rritet shumë në profesionin e saj si kreatore e modës dhe njëkohësisht modele.
Bukuroshja shqiptare është duke jetuar dhe vepruar në Itali, më saktësisht në qytetin e Bolognas.
“Këtë punë e bëjë nga mosha 15 vjeçare dhe tash e gjashtë vite nuk kam pushuar duke u marrë me modë dhe me modelizëm”, shprehet Sara për Telegrafin.
Ajo ka konkurruar në ‘Elite model look’, ku arriti të jetë në mesin e tri modeleve më të mira.
“Kam fituar garën në ‘New model today’ kur isha 17 vite, ndërsa zakonisht merrem edhe me ‘Photoshooting’ dhe bëjë sfilita të ndryshme për markat si ‘Fendi’ , ‘Trussardi’, ‘Philippe Lim’, ‘Diesel’, ‘Dsquared’, ‘Max mara’ dhe ‘Jucca”, tregon Sara për Telegraifin.
“Shpresoj që të punoj edhe jashtë Italisë dhe të kem suksesin edhe më të madh”, tha Sara.
Ajo mezi pret ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë me Italinë, pasi dëshiron që ‘kuqezinjtë’ të marrin një rezultat pozitiv përballë ‘Azurrëve’.
Fama e Sarës është rritur dukshëm kohëve të fundit, pasi po ka sukses në modelizëm ajo tani ka bërë mbi 30 mijë ndjekës në rrjetin social ‘Instagram’. /Telegrafi/
Më poshtë keni disa foto nga bukuroshja shqiptare Sara Dedej:


























