Lajmet

Sveçla: Armët në veri u gjetën në 12 lokacione, do të përcaktohet përdorimi i tyre

20.08.2026 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Sveçla: Armët në veri u gjetën në 12 lokacione, do të përcaktohet përdorimi i tyre

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se armatimi në pjesën veriore të vendit është gjetur në 12 lokacione të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media nga Qendra e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, tha se këto armë do të ekzaminohen për t’u përcaktuar përdorimi i tyre.

“Armatimi është gjetur në 12 lokacione të ndryshme. Nga sot, ai do t’i nënshtrohet ekzaminimit dhe analizave të detajuara, me qëllim të përcaktimit të origjinës, përdorimit dhe lidhjeve të mundshme me rastet e hetuara, përfshirë edhe ekzaminimin e së paku 23 personave, por edhe rasteve tjera kriminale”, tha Sveçla.

Sveçla ka deklaruar se sekuestrimi i armatimit dhe zbulimi i tri varrezave masive kanë ardhur si rezultat i një hetimi intensiv të institucioneve të Kosovës.

“Sekuestrimi i këtij armatimi, si dhe zbulimi i tri varrezave masive, ka ardhur si rezultat i një hetimi intenziv të institucioneve tona, të cilave u ka paraprirë shtrirja e sovranitetit të shtetit edhe në veriun e vendit tonë, sundimi i rendit të ligjit, bashkëpunimi ndërinstitucional, si dhe ai qytetar-institucione të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka folur edhe për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke thënë se zbulimi i varrezave masive ka nxjerrë në pah dimensionin e këtyre krimeve.

“Zbulimi i këtyre varrezave masive ka nxjerrë në pah edhe një herë dimensionin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Veriu i vendit tonë, përveçse ishte skenë e krimeve të rënda ndaj civilëve shqiptarë, maltretimeve e dëbimeve, është shfrytëzuar edhe për fshehjen e trupave të viktimave pas vrasjeve makabre të kryera nga forcat serbe”, ka thënë ai.

Sipas Sveçlës, Serbia ka investuar vazhdimisht që veriu i Kosovës të mos stabilizohej.

“Mbi këtë fakt, Serbia ka investuar në vazhdimësi që veriu i vendit tonë të mos stabilizohej kurrë, rrjedhimisht të mbetet zonë e sigurtë krimi dhe rezistencë ndaj institucioneve të sigurisë të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ministri në detyrë.

Ai ka theksuar se familjarët e personave të zhdukur me forcë, gati tri dekada pas luftës, ende presin të mësojnë fatin e të dashurve të tyre.

“Gati tri dekada pas luftës, familjarët e personave të zhdukur me forcë presin që ta kuptojnë fatin e më të dashurve të tyre. Kosova me ngulm kërkon përgjegjësi për urdhërdhënësit, organizatorët, dorasit, ata që fshehin trupat e viktimave, si dhe ata që fshehin informata mbi vendndodhjen e viktimave të këtyre masakrave”, ka thënë Sveçla.

Në fund, ai ka dhënë detaje për mbetjet mortore të gjetura në tri lokacionet.

“Siç tashmë është njoftuar për opinionin publik, nga tri lokacione janë gjetur mbetje mortore të 23 personave. Në lokacionin e parë janë gjetur 13 mbetje, në lokacionin e dytë 4 mbetje, dhe në lokacionin e tretë 6 mbetje mortore”, ka deklaruar Sveçla.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë