Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar për bilancin tregtar të Kosovës, duke vënë në pah diferencën e madhe mes eksporteve dhe importeve,
Sipas tij, gjatë periudhës janar–korrik, Kosova ka realizuar 620 milionë euro eksporte, ndërsa importet kanë arritur në 4.3 miliardë euro.
Sadiku e ka shoqëruar reagimin me ironi, duke thënë: “Me këtë trend, ‘Qitja Pikën’ ka me u kthy në ‘Qitja Drynin’.”


























