Lajmet

Grenell: Kriza politike është e krijuar nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj

19.08.2026 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Grenell: Kriza politike është e krijuar nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj

Richard Grenell vazhdon të ketë opinion të fortë për Kosovën sikur në kohën kur është marrë zyrtarisht me të. Ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe një nga figurat politike amerikane, më të njohurat në Kosovë në vitet e fundit, në një intervistë ka folur për dy zhvillime nëpër të cilat po kalon Kosova: ngërçi ose kriza politike dhe verdikti i Dhomave të Specializuara.

Për të dy këto çështje Grenell, përgjigjet i ka precize dhe pa dykuptimësi.

Kosova së fundi është futur në një krizë të re politike, ku më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve po demonstrohet paaftësi për krijimin e institucioneve . Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti edhe pse vet ka deklaruar se ka numra të mjaftueshëm, ka zgjedhur të mos nis me konstituimin e Kuvendit e as formimin e qeverisë me arsyetimin se partitë politikë s’e kanë arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentin.

Partitë opozitare kanë thënë se Kurti qëllimshëm po zvarrit procesin që ta përgatit terrenin për zgjedhje në kohë të përshtatshme për të, derisa e njëjta akuzë ndaj rivalëve, për shkaktim të zgjedhjeve, dëgjohet edhe nga Vetëvendosje

I pyetur nga Gazeta Express për këto zhvillime, Ambasadori Grenell thotë se kriza është prodhuar nga Kurti dhe se sjellja e tij është sikur kur ka qenë në opozitë.

“Situata politike në Kosovë është një krizë e krijuar nga Albin Kurti. Ai ka dështuar ta luftojë korrupsionin dhe po e vazhdon historinë e tij të gjatë të krijimin të bllokadave dhe barrierave sikur që ka bërë sa ka qenë në opozitë” ka thënë Grenell në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.

“Ai qartësisht, nuk di si të qeveris, është i destinuar të jetë në periferi duke u ankuar. Në fakt ai është më i mirë për të drejtuar kritika nga margjinat se sa të udhëheq një qeveri”, ka shtuar Grenell.

Skena politike në Kosovë po i vazhdon tensionet edhe pas dy palë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Vendi mund të shkojë lehtë në vjeshtë në zgjedhje të reja në vjeshtë nëse partitë nuk pajtohen për personin që duhet ta bartë postin më të lartë në vend që sipas pikëpamjeve të Kurtit nuk duhet të jetë figurë që përzihet në politikë apo sic e thotë ai në “polemikat ditore”.

Ndërkohë, në sfond të këtyre zhvillimeve është edhe verdikti i Hagës për katër figurat e UCK’së të cilat ndodhen në proces gjyqësor qe 6 vite.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se fjalën e tyre do ta thonë më 16 shtator, më pak se një muaj nga tani.

Që nga koha kur Hashim Thaçi është nisur drejt Hagës, Richard Grenell ka avokuar publikisht për lirimin e tij.

Grenell ka thënë që Perëndimi e do Hashim Thaçin në Kosovë.

“Perëndimi do që ish-Presidenti Hashim Thaçi të lirohet dhe të kë kthehet që të ndihmojë për ta udhëhequr Kosovën përsëri”, thekson Grenell.

“Besoj se Thaçi do të ketë një perspektivë dhe energji të ripërtërirë për popullin e Kosovës.”, vazhdon tutje ai.

Duke folur për Thaçin, Ambasadori Grenell shprehet edhe më drejtpërdrejt.

“Perëndimi nuk do të punojë më me Kurtin sepse ai vetëm ankohet dhe krijon bllokada”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë