Balaj shpërthen me 2 gola, shkëlqen edhe Roshi (vIDEO)

E publikuar: 30/10/2016 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Premier Leaguen ruse është momenti tij. Vijon forma fantastike e Bekim Balajt i cili është shndërruar në njeriun e momentit jo vetëm te Terek Grozny por në të gjithë kampionatin rus. Sulmuesi shqiptar shpërtheu në ndeshjen e javës së 12-të ndaj Ural-it me një dygolësh duke udhëhequr Terek Grozny-in drejt një suksesi të thellë me shifrat 4-1 në transfertë. Por te skuadra nga Cecenia nuk po kalon një formë shumë të mirë vetëm Balaj por edhe futbollisti tjetër i kombëtares kuqezi Odise Roshi. Ky i fundit edhe pse nuk shënoi në takimin ndaj Uralit ,kishte një meritë të jashëzakonshme në dy nga 4 golat e Terekut. Avantazhit provizor të vendasve me Chanturian iu kundërpërgjigj, Balaj në fundin e pjesës së parë. Këmbëngulja e sulmuesit shqiptar u shpërblye pasi Balaj ushtroi presion ndaj portierit vendas Arapov duke e detyruar këtë të fundit tia përplaste topin në këmbë bomberit shkodran për golin e barazimit.

Në minutën e 56-të ishte një gol i gjithi shqiptar ai që i dha avantazhit formacionit nga Cecenia. Roshi me një shpërthim të tijin në të djathtë të sulmit i serviri Balajt një gol të thjeshtë, me sulmuesin që e kishte një lojë fëmijësh dërrgimin e topit në rrejtë. Goli i 6-t për Bekim Balajn në këtë sezon të Premier Leagues ruse. Balaj mund të kishte shënuar edhe golin e tretë personal në minutën e 60-të, por Dinga i parapriu kuqeziut pas një tjetër aksioni personal të Roshit duke shënuar autogol. Në fund kishte festë edhe për lojtarin që zëvendësoi Balajn në minutën e 83-të sulmuesin nga Senegali Mbengue i cili fiksoi shifrat përfundimtare në 1-4 me Terek Grozny-in që falë këtij suksesi ndaj Uralit barazoi Cska-në e Moskës në kuotën e 21 pikëve në tabelën e klasfikimit.