Lajmet

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

18.08.2026 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, tha se para se të diskutohen emrat konkretë për presidentin e ardhshëm të Kosovës, duhet të ketë dakordësi politike, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku tha se konsultimet duhet të zhvillohen para vendimmarrjes dhe se, para se një emër të bëhet publik, duhet të konsultohen edhe individët që mund të jenë kandidatë për këtë pozitë.

“Më mirë të dëgjojmë se si do të vijmë me emra konkretë në takimet e ardhshme, por që në fund të ketë një emër, se president mund të ketë vetëm një. Dhe përpara se të flasim për emra, atëherë duhet të kemi konsultime, jo vendime. Sepse vendimet duhet të merren pasi të ketë dakordësi politike për një emër të caktuar.

Se për çfarë do të kemi konsultime? Nuk mund të merren vendime për një emër, e më pas t’ia vendosim para aktit të kryer atij emri apo t’i themi se ti je kandidati, për të cilin jemi të interesuar. Pra, fillimisht duhet të ketë dakordësi politike, e më pas duhet të ketë vendime individuale.

Por ju lutem që të keni pak mirëkuptim, sepse s’mund të flasim për emra konkretë, eventualisht t’ju dimë për emra konkretë, sepse para se të flasim për emra publikisht, duhet të flasim me individë të caktuar se a mund ta ushtrojnë këtë detyrë ose a do ta ushtrojnë këtë detyrë. Prandaj nuk është kaq e thjeshtë.

Ajo që është e rëndësishme ta kuptojmë është se po mundohemi të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për Republikën e Kosovës. Per ne, për LDK-në, është shumë e rëndësishme që këtë zgjidhje dhe këtë e drejtë presidentit apo presidentes së ardhshme që e mbron Republikën e Kosovës dhe LDK-ja gjithmonë Kosovës i ka dhanë presidentë të jashtëzakonshëm dhe LDK-ja tani po e merr këtë përgjegjësi”, tha Abdixhiku.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit