Lajmet

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

18.08.2026 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Çështja e zgjedhjes së presidentit është bërë pengesa kryesore për zhbllokimin e situatës institucionale në Kosovë, ndërsa partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje për një kandidat konsensual për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, raporton Ekonomia Online.

Kështu deklaroi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas takimit konsultativ me liderët e partive politike, duke thënë se qëllimi i takimit ishte gjetja e një rruge të përbashkët për tejkalimin e ngërçit institucional.

“Ishin 11 liderë të partive politike, të cilët përfaqësohen edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Qëllimi i këtij takimi ishte që në rrethanat në të cilat jemi, të shohim që a kemi ndonjë rrugë për të ecur bashkë përpara, në mënyrë që të shmangim ngërçin institucional dhe zgjedhjet e parakohshme në Republikën e Kosovës”, tha ajo.

Haxhiu tha se aktualisht ekzistojnë dy qëndrime politike lidhur me mënyrën se si duhet të ecet përpara.

“Ju e dini që para nesh janë dy qëndrime politike: Së pari, kemi qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerëve që në qoftë se hyjmë në konstituimin e Kuvendit pa një marrëveshje për presidentin, mund të përsëritet kriza e vitit të kaluar, por gjithashtu edhe e këtij viti. Dhe në anën tjetër kemi qëndrimin e subjekteve PDK, LDK, por edhe të Aleancës që të konstituohet Kuvendi e pastaj të flitet për qeverinë dhe për presidentin. Sigurisht unë nuk jam këtu për të gjykuar qëndrimet e partive politike, por duhet të theksoj se pas gjithë këtyre muajve nuk kemi nevojë që të hamendësojmë se çka sjell mungesa e marrëveshjes. E kemi parë këtë disa herë, e dimë ku na çon mungesa e dialogut apo refuzimi i takimeve”, tha ajo.

Sipas saj, partitë që morën pjesë në takim janë pajtuar se duhet të punohet për një marrëveshje për presidentin dhe të shmangen zgjedhjet e reja.

“Unë sot kam dëgjuar qëndrimet e subjekteve politike, pra ato që ishin të pranishme në këtë takim. Të gjitha subjektet politike ishin që duhet të kontribuojmë maksimalisht për çështjen e marrëveshjes për presidentin dhe patjetër duhet të shmangen zgjedhjet e parakohshme në Republikën e Kosovës. Unë nuk pres që partitë politike të pajtohen për gjithçka, pres që të jenë të gatshme të flasin për atë që është e domosdoshme për funksionimin e shtetit. Nëse nuk mund të merremi vesh sot, nuk kemi asnjë garanci se një palë zgjedhje të reja do të na bëjnë që të merremi vesh nesër. Prandaj çështja që duhet ta trajtojmë me seriozitet është ajo që sot e mban të bllokuar perspektivën institucionale të vendit, pra është çështja e presidentit”, tha ajo.

Haxhiu bëri të ditur se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në takim ka deklaruar se i ka votat për kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë, por se problemi mbetet te marrëveshja për presidentin.

“Kryeministri Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, theksoi që i ka votat për kryetarin e Kuvendit, i ka votat për qeverinë, dhe çështja është te marrëveshja për presidentin. Pra mund të jetë si çështje në rend të tretë, pra konstituimi, qeveria dhe presidenti, por është çështje prioritare sepse mund t’i bëjmë të dyja dhe mund të mos kemi marrëveshje për çështjen e presidentit dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të panevojshme do të thoshja”, tha ajo.

Ajo përmendi edhe qëndrimin e LDK-së për një president konsensual, duke thënë se tash duhet të diskutohet edhe për emra konkretë.

“Tani ju e dini që kemi një qëndrim të LDK-së për president konsensual. Pra atë ta shfrytëzojmë të flasim me emra të përveçëm për një kandidat konsensual. Për një kandidat që nuk është në ndonjërën nga partitë politike. Kryetari i Vetëvendosjes përmendi që nuk duan që presidenti të jetë nga radhët e Vetëvendosjes”, tha ajo.

Haxhiu tha se takimet mes partive politike duhet të vazhdojnë, duke bërë thirrje që subjektet që nuk morën pjesë në takimin e sotëm të mos refuzojnë dialogun.

“Unë uroj që takimet me partitë politike të vazhdojnë dhe ato do të ndodhin shumë shpejt. Pra sipas njoftimit që kryetari i Vetëvendosjes na dha, me LDK-në do të ketë një takim shumë shpejt, i përket atyre që tregojnë se kur do të ndodhë ky takim. Por uroj që këtyre takimeve t’i bashkohen edhe parti të tjera politike, pra jo të refuzojnë takimet sepse refuzimi i takimeve nuk çon drejt një marrëveshjeje”, tha ajo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë