Pse nuk po luan Mkhitaryan, flet Mourinho

E publikuar: 29/10/2016 08:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Henrikh Mkhitaryan ka luajtur në vetëm katër ndeshje me fanellën e Manchester United.

Reprezentuesi armen u transferua gjatë verës nga Borussia Dortmund dhe pritej që të ishte një ndër lojtarët kyç në ekipin e Manchester United.

Teksa kanë kaluar tre muaj që nga fillimi i sezonit të ri ai ka gjetur shumë pak hapësira ne ekipin e Jose Mourinhos, i cili tregon arsyen pse lojtari nuk po luan.