Lajmet

PDK: Kuvendi është marrë peng, administrata po nënshtrohet nga pushteti

13.08.2026 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PDK: Kuvendi është marrë peng, administrata po nënshtrohet nga pushteti

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë akuzuar pushtetin se po e merr peng Kuvendin e Kosovës dhe se po tenton të ndikojë edhe në administratën e këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se partia e saj do t’i drejtohet sekretares së Kuvendit lidhur me një komunikatë të publikuar nga Kuvendi për vizitat e deputetëve në sallën plenare.

Ajo e cilësoi si “skandaloze” komunikatën, duke thënë se Kuvendi nuk i takon asnjë partie politike.

“Fatkeqësisht, Kuvendi është marrë peng prej një partie politike, e cila provon që përmes diktatit të nënshtrojë edhe administratën e Kuvendit. Pra komunikata në fjalë thotë, po e citoj, ‘Në ditën e tretë, vizita e sallës plenare është ndërprerë për disa minuta pasi deputetë të PDK-së dhe të AAK-së kishin zënë sallën plenare në një kohë kur nuk ishte thirrur asnjë seancë’”, tha ajo.

Deliu-Kodra tha se do të kërkojë sqarime nga sekretarja e Kuvendit, duke theksuar se administrata duhet të jetë neutrale.

“Dua të ndaj me ju këtë shqetësim sepse ky vend, Kuvendi i Republikës nuk është i një partie politike. Kuvendi i Republikës i takon të gjithë deputetëve të zgjedhur të parlamentit, të cilët janë betuar në këtë parlament. Dhe nuk mundet që një parti politike ta shantazhojë administratën e Kuvendit. Prandaj, për këtë do të takohemi me sekretaren bashkë me dy kolegët e mi, sepse nuk guxon që ky institucion kaq i rëndësishëm të merret peng nga vullneti dhe nënshtrimi që provon ta bëjë një parti politike”, tha ajo.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se shqetësimi i tyre lidhet me, siç u shpreh, politizimin e administratës së Kuvendit.

“Pra, shqetësimi jonë është i thellë dhe ka bazë, sepse tashmë ky pushtet ka arritë që ta okupojë jo vetëm zyrat politike, po fatkeqësisht edhe ato zyra që për detyrë dhe përshkrim pune kanë me qenë neutrale”, tha Behrami.

Ai theksoi se të gjithë deputetët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë nga administrata dhe Zyra për Media e Kuvendit.

“Nuk ka këtu deputetë të kategorisë së parë dhe deputetë të kategorisë së dytë. Të gjithë jemi deputetë, të gjithë jemi të barabartë dhe para zyrës së medieve, çdo grup parlamentar është i njëjtë dhe duhet me qenë i njëjtë”, tha ai.

Behrami akuzoi ushtruesen e detyrës së presidentes dhe kryetaren në detyrë të Kuvendit, Albulena Haxhiu, se ka ndikuar në funksionimin e Zyrës për Media.

“Por ky pushtet nuk ndalet. Çfarë ka bë zonja Albulena Haxhiu, e cila po ashtu e ka uzurpu këtë zyrën pra prapa nesh, e ka marrë një zyrtare nga Ministria e Drejtësisë dhe e ka futë në Kuvendin e Kosovës në Zyrën për Media. Dhe ajo tashmë funksionon me skript të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Dejona Mihalit dhe nuk funksionon as me Rregulloren e Kuvendit, as me ligje e as me Kushtetutë”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


PDK: Kuvendi është marrë peng, administrata po nënshtrohet nga pushteti

PDK: Kuvendi është marrë peng, administrata po nënshtrohet nga pushteti

Arrestohet personi që bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt

Arrestohet personi që bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt

Prokuroria dhe Policia vihen në kërkim të personit që bëri thirrje në Kuvend për “pushkatimin” e Ramush Haradinajt

Prokuroria dhe Policia vihen në kërkim të personit që bëri thirrje në Kuvend për “pushkatimin” e Ramush Haradinajt

‘Çfarë plehu’, Latifi për mërgimtarin që në Kuvend kërkoi pushkatimin e Haradinajt: Jeton vende demokratike me kulturë institucionale

‘Çfarë plehu’, Latifi për mërgimtarin që në Kuvend kërkoi pushkatimin e Haradinajt: Jeton vende demokratike me kulturë institucionale

Çitaku: Kuvendi është efektivisht i mbyllur, deputetëve po u pamundësohet ushtrimi i mandatit të tyre

Çitaku: Kuvendi është efektivisht i mbyllur, deputetëve po u pamundësohet ushtrimi i mandatit të tyre

Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Reznik: Disa viktima u dogjën për së gjalli

Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Reznik: Disa viktima u dogjën për së gjalli

Mushkolaj: Veç edhe kjo na ka munguar, mërgimtarët me qenë pjesë e situatave të tensionuara në Kuvend

Mushkolaj: Veç edhe kjo na ka munguar, mërgimtarët me qenë pjesë e situatave të tensionuara në Kuvend

Tensionet në parlament, PDK thërret konferencë për media në orën 16:30, do e mbajë në Kuvend

Tensionet në parlament, PDK thërret konferencë për media në orën 16:30, do e mbajë në Kuvend

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Haxhiu kthehet në sallë për “vizitën e mërgatës”, deputetët e PDK-së i reagojnë: Thirreni seancën

Haxhiu kthehet në sallë për “vizitën e mërgatës”, deputetët e PDK-së i reagojnë: Thirreni seancën

Hamza: Kuvendi duhet të konstituohet menjëherë, nuk është pronë e Kurtit dhe VV-së

Hamza: Kuvendi duhet të konstituohet menjëherë, nuk është pronë e Kurtit dhe VV-së

Sigurimi tenton ta pengojë Ganimete Musliun që po përplaset me VV: Mos më prek se ndahesh keq

Sigurimi tenton ta pengojë Ganimete Musliun që po përplaset me VV: Mos më prek se ndahesh keq

Murati: Opozita po kërkon ta dërgojë vendin sërish në zgjedhje

Murati: Opozita po kërkon ta dërgojë vendin sërish në zgjedhje

‘‘Ke shkel mbi gjakun e UÇK-së’’, ‘‘Mos rrej’’, përplasje mes Gërvalles e deputetëve të PDK

‘‘Ke shkel mbi gjakun e UÇK-së’’, ‘‘Mos rrej’’, përplasje mes Gërvalles e deputetëve të PDK

Gruda: Institucionet e Kosovës janë marrë peng

Gruda: Institucionet e Kosovës janë marrë peng

Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit

Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim i sovranitetit