Lajmet

Kryesia e PDK-së: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

10.08.2026 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kryesia e PDK-së: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhje, ku ka diskutuar për situatën e rëndë institucionale dhe politike në vend, të krijuar pas mos-konstituimit të Kuvendit dhe vazhdimit të bllokadës institucionale nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesia e PDK-së ka vlerësuar se Kosova ndodhet përballë një krize të thellë kushtetuese dhe institucionale, e cila nuk mund të trajtohet më si një mosmarrëveshje e zakonshme politike.

Shpërfillja e Kushtetutës, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Rregullores së Kuvendit dhe afateve detyruese, sipas PDK-së, përbën cenim serioz të funksionimit demokratik dhe institucional të shtetit.

“Vetëvendosja është shndërruar në shkatërruese të themeleve institucionale të shtetit. Kur shpërfillen Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, Rregullorja e Kuvendit dhe afatet detyruese, nuk kemi më të bëjmë me një mosmarrëveshje të zakonshme politike. Po goditet vetë rendi mbi të cilin qëndron shteti ynë”, ka deklaruar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Hamza ka theksuar se fillimisht është refuzuar përmbushja e detyrimit për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tash, edhe pas përfundimit të këtij afati, po vazhdon mosrespektimi i procedurave dhe detyrimeve institucionale.

“Nuk mund të sillemi sikur kemi normalitet. Nuk ka normalitet”, ka thënë Hamza.

Kryesia e PDK-së ka vlerësuar se pushteti aktual po e zëvendëson funksionimin normal të institucioneve me arbitraritet institucional, duke i zbatuar rregullat vetëm atëherë kur ato i përshtaten interesit politik të tyre.

“Kushtetuta nuk është opsionale. Institucionet nuk mund të funksionojnë sipas vullnetit të një partie. Kushtetuta përcakton rregullat e ushtrimit të pushtetit, garanton ndarjen dhe balancimin e tij dhe mbron rendin demokratik. Ndërsa në Kosovë pushteti po e pezullon Kushtetutën për nevojat e veta politike”, u tha në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së.

PDK-ja konsideron se interesi i shtetit, Kushtetuta dhe funksionimi i institucioneve duhet të jenë mbi çdo interes partiak dhe individual.

“Kjo nuk është betejë për interesin e PDK-së dhe as konflikt mes dy partive. Kjo është çështje e mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kushtetutës dhe institucioneve të saj”, ka deklaruar Hamza.

Partia Demokratike e Kosovës do t’i mobilizojë strukturat e saj në çdo komunë të Kosovës, në çdo degë dhe nëndegë, në çdo nivel të organizimit partiak dhe qytetar për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe funksionimit institucional.

PDK-ja do të ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore, politike dhe demokratike, me qëllim kundërshtimin e degradimit të mëtejshëm të institucioneve dhe mbrojtjen e rendit kushtetues.

Këto veprime do të shoqërohen edhe me konsultime dhe koordinim me subjektet politike, institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile, që besojnë se shteti dhe Kushtetuta janë mbi çdo parti dhe mbi çdo individ.

Partia Demokratike e Kosovës, si parti shtet-formuese, e konsideron përgjegjësi politike dhe qytetare që të reagojë ndaj çdo përpjekjeje për normalizimin e shkeljes së rregullave kushtetuese dhe institucionale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Deputeti ukrainas: Për shkak të armëve serbe Zelenskyy nuk ndryshoi qëndrimin për Kosovën

Deputeti ukrainas: Për shkak të armëve serbe Zelenskyy nuk ndryshoi qëndrimin për Kosovën

Rama i reagon ashpër Gjuriqit: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë

Rama i reagon ashpër Gjuriqit: Kosova është Republikë sovrane, territori i saj nuk është i Serbisë

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

Trumpi kusht të ri Iranit: Duhet të kompensojë dëmet për të vrarët dhe të plagosurit

“Ende s’kemi pa asgjë çka kemi me pa”, çka po paralajmëron Abazi

“Ende s’kemi pa asgjë çka kemi me pa”, çka po paralajmëron Abazi

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë në Konferencën e Ambasadorëve

Hamza pas mbledhjes së Kryesisë: Kurti nuk ka qëllim t’i japë vendit institucione

Hamza pas mbledhjes së Kryesisë: Kurti nuk ka qëllim t’i japë vendit institucione

Kryesia e PDK-së: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Kryesia e PDK-së: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Korriku sjell rritje në Aeroportin e Prishtinës, mbi 476 mijë udhëtarë në një muaj

Korriku sjell rritje në Aeroportin e Prishtinës, mbi 476 mijë udhëtarë në një muaj

Mblidhet kryesia e PDK-së, Lushtaku: Do diskutojmë shkeljet kushtetuese

Mblidhet kryesia e PDK-së, Lushtaku: Do diskutojmë shkeljet kushtetuese

Qumështorja VITA reagon pas konferencës së ministrit: Në analizat tona nuk u gjet vaj palme

Qumështorja VITA reagon pas konferencës së ministrit: Në analizat tona nuk u gjet vaj palme

Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride

Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride

Cakolli: Shkelja e afateve po normalizohet, të paktën 10 deputetë duhet ta dërgojnë çështjen në Kushtetuese

Cakolli: Shkelja e afateve po normalizohet, të paktën 10 deputetë duhet ta dërgojnë çështjen në Kushtetuese

Muja: Konsumatorët kanë menduar se po blejnë qumësht e djathë, por ato s’kanë qenë të tilla

Muja: Konsumatorët kanë menduar se po blejnë qumësht e djathë, por ato s’kanë qenë të tilla

Mërgimtarët në Kuvend: Bllokada është skandaloze, duam shtet që të krenohet Evropa

Mërgimtarët në Kuvend: Bllokada është skandaloze, duam shtet që të krenohet Evropa

Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

Kurti: Do të përpiqemi çdo ditë për marrëveshje politike, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Kurti: Do të përpiqemi çdo ditë për marrëveshje politike, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje