Lajmet

Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

10.08.2026 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për marrëveshje politike ndërmjet partive, me qëllim shmangien e tensioneve dhe zgjedhjeve të parakohshme.

Haxhiu ka thënë se, pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve në Kuvendin e Kosovës, duhet t’i jepet përparësi dialogut dhe marrëveshjeve politike.

“Një qëndrim të tillë, për shkak të zhvillimeve të fundit, tensioneve, përshkallëzimeve brenda Kuvendit të Republikës ditën në seancën e Kuvendit, e ka vlerësuar që duhet t’i jepet përparësi marrëveshjeve politike. Madje është në linjë me gjykimet e Gjykatës Kushtetuese që për çështjet me të cilat po diskutojmë duhet të ketë takime dhe marrëveshje politike. Nëse kemi pasur një pjesë ditë, por keni parasysh që informatat që ne pastaj kemi pasur, kanë qenë që ka pasur plane edhe për veprime të tjera. Prandaj nuk na duhen situata tensionuese, përshkallëzimet, konfliktet fizike apo të tjera si kjo. Prandaj edhe uroj që gjatë kësaj periudhe kohore të ketë takime sa më shumë, jo refuzime të takimeve—e përmenda edhe më herët—jo kërkesa në shpërputhje me vullnetin e popullit, në shpërputhje me fuqinë politike të partive politike, por të ulemi seriozisht, le të flasim për një marrëveshje që nuk çon te bllokada, nuk çon te zgjedhjet e parakohshme—nuk kemi nevojë për zgjedhje të parakohshme sepse kemi shumë punë përpara—por që thjesht çon te një marrëveshje ku presidenti i vendit zgjidhet me mandat pesëvjeçar. Ne kemi bërë shumë veprime në këtë drejtim, por nuk mundet vetëm njëra palë në vazhdimësi të bëjë oferta apo të bëjë propozime, por duhet që edhe palët e tjera, të cilat janë të përfshira në këto diskutime, t’i japin kontributin e tyre”, tha Haxhiu.

Sa i përket pretendimeve për shkelje të Kushtetutës, Haxhiu ka thënë se këtë çështje duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese.

“Se a është shkelur apo jo Kushtetuta, na tregon Gjykata Kushtetuese. Kushdo që konsideron që është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës, mund ta delegojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Vitin e kaluar ka pasur më shumë se tri-katër herë që e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Tani Gjykata Kushtetuese seancën konstituive e ka konsideruar si çështje kushtetuese, dhe në qoftë se dikush po vlerëson që dikush këtu po e shkel Kushtetutën, atëherë le t’i drejtohet instancës që e interpreton veprimin tonë”, tha ajo.

Haxhiu ka theksuar se konstituimi i Kuvendit ndikon në rrjedhën e afateve dhe ka kërkuar që partitë politike të arrijnë marrëveshje për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

“Shumë e rëndësishme është që të ketë marrëveshje. Keni parasysh që konstituimi i Kuvendit çon në rrjedhje të afateve. Rrjedhja e afateve, në qoftë se pra brenda 60 ditëve pas konstituimit nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Le t’i shmangim zgjedhjet e parakohshme, le të fokusohemi te prioritetet. Prioritet është marrëveshja. Para marrëveshjes janë takimet, sepse nuk mund të ketë marrëveshje pa takime, prandaj unë i ftoj të gjitha partitë politike që t’i japin kontributet serioze në këtë drejtim. Tash, dikush po thotë që i keni 30 ditë përpara. Dikush tjetër po thotë janë konsumuar ato 30 ditë. Ata që mendojnë se janë konsumuar, po kërkojnë seancë. Është e rëndësishme që ta kenë një qëndrim të qartë, sepse nuk bën që sot të mendosh diçka tjetër, pasdite diçka tjetër ose nesër diçka tjetër. Le t’i thonë qartë e hapur qëndrimet e tyre, sepse për besë u bë shumë e vështirë me iu rënë në fije më”, tha Haxhiu, raporton EO.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë