Lajmet

Tahiri: Po abuzohet me Kuvendin, po cenohet Kushtetuta dhe po prodhohet krizë politike

08.08.2026 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar ashpër situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar sërish kohë shtesë për konstituimin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka thënë se ajo që po ndodh në Kuvend përbën, sipas tij, cenim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe shmangie të përgjegjësisë institucionale.

“Nga abuzimi që është duke u bërë sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pra, po shohim skena ku pa çfarëdo mbulese na abuzojnë, me të shpërdoruar, me të cenuar çdo procedurë. Nuk është ditë e mirë, nuk ka qenë as mbrëmshmja sot e mirë, për shkak se në mënyrë direkte po cenohet Kushtetuta.”

Sipas Tahirit, Vetëvendosje ka të drejtën që, bazuar në rezultatin zgjedhor, të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe të mundësojë funksionalizimin e institucioneve. Megjithatë, ai ka akuzuar partinë e Kurtit se po refuzon ta bëjë një gjë të tillë dhe se po e mban vendin në krizë politike.

“Ne e dijmë që Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën, e ka të drejtën me i pas shumicën e votave, që me i zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe me e funksionalizu Kuvendin. Mirëpo po shohim se refuzojnë me propozu emër, refuzojnë me e funksionalizu Kuvendin dhe preferojnë që në vazhdimësi me prodhu krizë politike.”

Tahiri ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë votuar për institucione funksionale dhe për përgjegjësi politike, duke vlerësuar se zvarritja e konstituimit të Kuvendit është në kundërshtim me këtë vullnet.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë votuar për me pas funksionalizim të Kuvendit dhe institucioneve, për me pas qeverisje, dhe me pas përgjegjësi prej neve për institucionet, po edhe për secilin qytetar.”

Deputeti i zgjedhur i PDK-së ka deklaruar se situata në Kuvend përbën, sipas tij, “ikje nga përgjegjësia”, ndërsa ka lidhur krizën institucionale edhe me problemet ekonomike dhe sociale me të cilat përballen qytetarët.

“Pra, kjo që po e shohim që po ndodh në Kuvendin e Republikës së Kosovës është tërësisht ikje nga përgjegjësia dhe shmangie e marrjes së përgjegjësisë. Ndërsa në anën tjetër është papërgjegjësi për jetën e qytetarëve, për shkak se qytetarët e Republikës së Kosovës, siç e dini, janë duke u përballur me kosto të lartë të jetesës, me sfidat e ndryshme. Në vend që me pas projekte e punë me thellësi, me politika me thellësi e kuptim në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, po e shohim që një njeri që e ka numrin më të madh të votave, tash e 18 muaj po e mban në vazhdimësi një krizë e bllokadë politike, ndërsa në anën tjetër nuk i përgjigjet asnjë kërkese dhe nuk e mbështet asnjë zgjidhje për Republikën e Kosovës.”

Tahiri ka vlerësuar se PDK-ja ka treguar gatishmëri për të kontribuar në zhbllokimin e situatës institucionale, duke theksuar se partia e tij, pavarësisht situatës, ka marrë pjesë në seancë.

“Është për keqardhje. Partia Demokratike e Kosovës ka pasur qasje konstruktive, ka pasur gatishmëri, ka pasur energji, dhe si rezultat i kësaj energjie tonë e i seriozitetit tonë që e kemi për institucionet e për vendin, kemi qenë sot prapë në seancë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që me i mundësu me u funksionalizu edhe marrëveshjet ndërkombëtare”, shtoi Tahiri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Burim Ramadani: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin

Burim Ramadani: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin

Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Zelensky nga Beogradi thotë se qëndrimi i Ukrainës për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar

Zelensky nga Beogradi thotë se qëndrimi i Ukrainës për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar

Miftaraj ironizon Avni Deharin dhe Avni Zogun: Për servilitetin ndaj VV-së dhe Albinit paguhen nga taksat e qytetarëve

Miftaraj ironizon Avni Deharin dhe Avni Zogun: Për servilitetin ndaj VV-së dhe Albinit paguhen nga taksat e qytetarëve

Kurti tregon pse s’propozoi përsëri emër për kryetar Kuvendi

Kurti tregon pse s’propozoi përsëri emër për kryetar Kuvendi

Lushaku-Sadriu: Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe

Lushaku-Sadriu: Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe

Tahiri: Po abuzohet me Kuvendin, po cenohet Kushtetuta dhe po prodhohet krizë politike

Kurti kërkon sërish kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera për presidentin

Kurti kërkon sërish kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera për presidentin

Kadriaj gjuan me vezë drejt Kurtit, Dehari i ndërpret punimet e seancës

Kadriaj gjuan me vezë drejt Kurtit, Dehari i ndërpret punimet e seancës

Edhe pas gjysmë ore, nuk nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Edhe pas gjysmë ore, nuk nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Haradinaj: Kurti dhe Haxhiu ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues, jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme

Haradinaj: Kurti dhe Haxhiu ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues, jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme

Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media

Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media

Hamza: PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës

Hamza: PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës

Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie

Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet