Lajmet

Haradinaj: Kurti dhe Haxhiu ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues, jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme

08.08.2026 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haradinaj: Kurti dhe Haxhiu ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues, jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit se Kosova është futur në një situatë të re kushtetuese, pasi, sipas tij, është kaluar afati kushtetues për konstituimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Ushtruesen e Detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu se qëllimisht e kanë shtyrë seancën deri në ditën e fundit dhe, sipas tij, i kanë shkaktuar Kosovës tejkalimin e afatit kushtetues.

Ai ka thënë se çështja nuk duhet parë vetëm në raport me pozitën dhe opozitën, por si një problem që prek rendin kushtetues dhe funksionimin e shtetit.

“Tash, ndoshta ky debat ka vlejtur dje, hyrja në seancë, mirëpo meqë sot afati kushtetues ka kaluar, më nuk ka rëndësi ose nuk ka efekt. Ajo që është më e keqja është se Kurti, Albulena e të tjerë, qëllimshëm ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues me zgjedhë seancën. Edhe ja, shihni çfarë ka ndodhur: për shembull, certifikimi i rezultateve ka ndodhur para më shumë se një muaji, diku rreth 48 ditë. Nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim që do të ishte përgatitje për seancën e parë. E kanë shtyrë seancën në datën e fundit qëllimshëm, edhe qëllimshëm e kanë djegur afatin kushtetues me zgjedhë kryesinë e Kuvendit, pra me konstituuar Kuvendin, me zgjedhë kryetarin, me zgjedhë qeverinë, me zgjedhë presidentin. Të gjitha të tjerat janë interpretime rrethanore.”

Haradinaj ka thënë se tashmë duhet të shihet me kujdes se si mund të dilet nga kjo situatë, duke paralajmëruar se pasojat mund të jenë më të gjera sesa një përplasje mes partive politike.

“Pra, jemi në një situatë ku qëllimshëm Kurti, Albulena e shumë të tjerë me ta, ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues me zgjedhë seancën. Si do të dalim nga kjo është një çështje që duhet ta marrim me kujdes, se pasojat nuk janë vetëm për pozitën apo për opozitën, por janë për themelet, rendin tonë kushtetues, të shtetit tonë, të arriturave tona. Unë jam këtu me kolegët e mi të Aleancës edhe me kolegë të tjerë që me pa se si mundemi me nxjerrë vendin nga situata e re e krijuar, që nënkupton djegia e afatit kushtetues për zgjedhjen e institucioneve. Çfarë do të bëjmë tutje duhet ta trajtojmë me kujdes.”

I pyetur nëse do të marrë pjesë në seancën e sotme, Haradinaj tha se deputetët e Aleancës do të shkojnë për diskutim, por përsëriti se situata tashmë është e ndryshme për shkak të kalimit të afatit kushtetues.

“Ne shkojmë në diskutim me siguri, por mos harrojmë edhe njëherë atë që e fola: afati kushtetues për fat të keq është djegur. E si do të veprojmë tutje është e gjitha, po e thëm kështu, punë e kujdesshme sepse nuk është situata e njëjtë. Ndryshe nga seancat, jemi në situatë të re dhe duhet bërë kujdes jo për shkak të njërit nga ne, të partive, por vendi ka hyrë në një situatë të re kushtetuese. Rendi ynë kushtetues pra ka hyrë në një situatë të re dhe duhet ta trajtojmë me kujdes.”

Sa i përket mundësisë që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, Haradinaj tha se çdo veprim duhet të ndërmerret me kujdes, në mënyrë që të mos përkeqësohen pasojat e situatës së krijuar.

“Tani, çdo veprim që e marrim duhet ta bëjmë me aq kujdes, që mos t’i rritim pasojat e situatës së krijuar, por ta nxjerrim vendin nga kjo situatë e re. Pra ky alarm besoj për të gjithë ata që e kuptojnë, do ta shpjegojnë më së miri ekspertët dhe ata njohësit e kushtetutës e të rendit kushtetues sot, po edhe nga ajo që unë e kuptoj, jemi në një situatë të re, kemi hyrë në një situatë të rrezikshme për vendin e duhet të bëjmë kujdes. Pra nuk po jap drejtim si do të veprojmë e çfarë do të bëjmë e çfarë do të bëjë AAK e çfarë do të bëjë Aleanca, por duhet të bëjmë kujdes që si Kosovë, si të gjitha forcat politike, si i gjithë rendi ynë kushtetues të ruhet pra edhe mos të shkojmë në një funddallësh të rendit tonë kushtetues.”

I pyetur nëse dalja në rrugë mund të jetë një opsion, në rast se shterren të gjitha mundësitë demokratike dhe duke iu referuar thirrjeve të disa deputetëve për protesta, Haradinaj tha se e drejta për të protestuar ekziston, por fillimisht duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për ruajtjen e rendit kushtetues.

“Keni parasysh, kjo që ka ndodhur ka pasoja kushtetuese, djegia e afatit kushtetues. Tani, veprimet e ardhshme duhet të jenë të tilla që ndihmojnë ruajtjen, po e them kështu, të kushtetutshmërisë. Dalja në rrugë është e drejtë edhe është mënyrë çdo herë, por ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë si të ruhet rendi kushtetues, që nënkupton tani për shembull nuk e di a mundet… pra Parlamenti i Kosovës, deputetët e kësaj legjislature nuk e di a e kanë më fuqinë me prodhuar ndonjë efekt. Duke qenë kështu pra po mbesin shumë pak opsione, ose po arrijmë aty ku ndoshta edhe qëllimi ka qenë që të na dërgojnë në zgjedhje prapë. Për të gjitha të tjerat flasim prapë”, shtoi Haradinaj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Burim Ramadani: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin

Burim Ramadani: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin

Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Zelensky nga Beogradi thotë se qëndrimi i Ukrainës për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar

Zelensky nga Beogradi thotë se qëndrimi i Ukrainës për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar

Miftaraj ironizon Avni Deharin dhe Avni Zogun: Për servilitetin ndaj VV-së dhe Albinit paguhen nga taksat e qytetarëve

Miftaraj ironizon Avni Deharin dhe Avni Zogun: Për servilitetin ndaj VV-së dhe Albinit paguhen nga taksat e qytetarëve

Kurti tregon pse s’propozoi përsëri emër për kryetar Kuvendi

Kurti tregon pse s’propozoi përsëri emër për kryetar Kuvendi

Lushaku-Sadriu: Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe

Lushaku-Sadriu: Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe

Tahiri: Po abuzohet me Kuvendin, po cenohet Kushtetuta dhe po prodhohet krizë politike

Kurti kërkon sërish kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera për presidentin

Kurti kërkon sërish kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera për presidentin

Kadriaj gjuan me vezë drejt Kurtit, Dehari i ndërpret punimet e seancës

Kadriaj gjuan me vezë drejt Kurtit, Dehari i ndërpret punimet e seancës

Edhe pas gjysmë ore, nuk nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Edhe pas gjysmë ore, nuk nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Haradinaj: Kurti dhe Haxhiu ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues, jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme

Haradinaj: Kurti dhe Haxhiu ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues, jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme

Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media

Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media

Hamza: PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës

Hamza: PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës

Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie

Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet