Lajmet

IKD dhe OVL e UÇK-së diskutojnë për të drejtat e kategorive të dala nga lufta

05.08.2026 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
IKD dhe OVL e UÇK-së diskutojnë për të drejtat e kategorive të dala nga lufta

Përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj dhe Betim Musliu, vizituan sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku u pritën nga kryetari Hysni Gucati, nënkryetarët Gazmend Syla dhe Fatmir Sopi, si dhe këshilltari ligjor i OVL-së së UÇK-së, avokati Gafurr Elshani.

Në takim u diskutuan çështje me interes të veçantë për kategoritë e dala nga lufta, përfshirë ndihmën juridike falas që ofron Qendra për Ndihmë Juridike Falas e IKD-së.

Palët shprehën shqetësimin lidhur me moszbatimin nga Departamenti i Pensioneve, në kuadër të Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare (MPFVLÇ), të aktgjykimeve lidhur me pensionet e kategorive të dala nga lufta. Këto aktgjykime u njohin qytetarëve të drejtën për pension të dyfishtë.

Veçanërisht shqetësuese janë rastet kur, pavarësisht se qytetarëve u është njohur kjo e drejtë me aktgjykime të formës së prerë, Ministria vazhdon t’ua ndërpresë atë, duke nxjerrë vendime të reja të mbështetura në të njëjtat arsye faktike dhe juridike që tashmë janë shqyrtuar dhe refuzuar nga gjykatat.

Këto veprime jo vetëm që bien ndesh me autoritetin e vendimeve gjyqësore dhe parimin e çështjes së gjykuar (res judicata), por krijojnë një situatë në të cilën administrata publike, në vend që t’i zbatojë vendimet e gjykatave, i detyron qytetarët të përballen me procedura të përsëritura administrative dhe gjyqësore për të njëjtën çështje, duke cenuar rëndë sigurinë juridike dhe efektivitetin e mbrojtjes gjyqësore.

Gjatë takimit, IKD-ja i informoi përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së lidhur me nismën legjislative qytetare, përmes së cilës do t’i kërkohet Kuvendit të Republikës së Kosovës që t’i shqyrtojë dhe miratojë ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, me qëllim të vendosjes së:

përgjegjësisë penale për moszbatimin e qëllimshëm, nga personat përgjegjës, të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese; dhe

përgjegjësisë penale për përdorimin e parasë publike për përfitime elektorale gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

IKD-ja kërkoi nga OVL e UÇK-së që ta përkrahë këtë nismë, qëllimi parësor i së cilës është promovimi i parimeve të sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë. OVL e UÇK-së e konfirmoi përkrahjen për këtë nismë.

Në takim u diskutua dhe u arrit pajtim i dyanshëm edhe lidhur me mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Palët u pajtuan se këto vlera mund dhe duhet të ruhen e të respektohen përmes inicimit dhe miratimit të Ligjit për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë