Lajmet

Kusari-Lila mirëpret inspektorët e rinj komunalë, që do të jenë pjesë e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut

05.08.2026 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kusari-Lila mirëpret inspektorët e rinj komunalë, që do të jenë pjesë e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila ka mirëpritur zyrtarisht inspektorët komunalë, të cilët tashmë do të veprojnë në kuadër të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT).

Me këtë rast, ministrja Kusari-Lila u ka uruar mirëseardhje në shtëpinë e re institucionale 15 inspektorëve të transferuar nga niveli lokal, në përputhje me Ligjin për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Ajo u shpreh se me këtë hap po forcojmë kapacitetet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, duke avancuar zbatimin e reformës së mbikëqyrjes së tregut.

Me këtë transferim, sipas ministres, numri i përgjithshëm i inspektorëve të IQMT-së arrin në 39, nga 24 aktual dhe 15 të rinj, duke bërë të ditur se në fazën e dytë të zbatimit të ligjit, deri në fund të vitit 2026, synojmë ta rrisim këtë numër në 100 inspektorë, duke dyfishuar kapacitetet tona mbikëqyrëse në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ministrja Kusari-Lila theksoi se ky zgjerim i kapaciteteve do të kontribuojë në mbrojtjen më të lartë të të drejtave të konsumatorëve, garantimin e sigurisë së produkteve, rritjen e respektimit të legjislacionit në fuqi dhe ndërtimin e tregut më të drejtë, më të besueshëm dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Publikohet video-incizimi i Halil Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm

Fotografia e Titos në shtëpinë e nënës së Veton Surroit në vitin 1998, Baton Haxhiu tregon se u shokua kur e pa

“Kemi shku në Burojë, e kemi taku hoxhën e fshatit – Policia kishin ardhë me ja u nal rrymën”, Baton Haxhiu tregon kur e pa ushtarin e parë të UÇK-së

Rama konfirmon që samiti i NATO-s nuk do të mbahet në 2027 në Tiranë: Është e sigurt që jo në vitin e ardhshëm

“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset

Deklarata e Rashiqit për Asociacionin, Hasani: Është thënë me urdhër të Kurtit

Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe

Haliti për Kurtin: S’jemi armiq, jemi kundërshtarë politikë – përshëndetemi kur kemi s’kemi ka me ikë

BE-ja kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ngrenë shqetësime për sundimin e ligjit

Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, do të bëhet identifikimi përmes ADN-së

Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë

Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur

Gjykata vendos për grupin e turqve në Prizren, të dyshuar për rastin e rëndë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë