Lajmet

Në rigjykimin e katërt, dënohen me nga 17 vjet burgim dy të akuzuarit për vrasjen në qendër të Prishtinës

04.08.2026 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Në rigjykimin e katërt, dënohen me nga 17 vjet burgim dy të akuzuarit për vrasjen në qendër të Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykimin e katërt për rastin e vrasjes së N.S., në qendër të Prishtinës në nëntor të vitit 2017, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Arlind Ahmeti dhe Agron Vllasaliu, duke i dënuar me dënim unik me nga 17 vjet burgim. Në rigjykimin e tretë ishin dënuar me nga 16 vjet burgim.

Aktgjykimi u shpall të martën nga gjykatësi i rastit, Ilir Foniqi dhe anëtarët Fatime Dermaku e Ertan Sejfulla, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas gjykatësit Foniqi, dy të akuzuarit u shpallën fajtorë për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje e kryer me dashje eventuale” dhe u dënuan me nga 15 vjet burgim. Kurse, për “Armëmbajtje pa leje” secili u dënua me nga 2 vjet e gjysmë burgim. Ndaj tyre, Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Pala e dëmtuar u udhëzua në kontest të rregullt juridiko-civil.

Ndaj këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh pas marrjes së vendimit të formë të shkruar.

Të akuzuarve iu vazhdua masa e paraburgimit.

Prezent në shpallje ishin: mbrojtësi i të akuzuarit Vllasaliu, avokati Driton Musliu dhe mbrojtësi i të akuzuarit Ahmeti, avokati Asdren Hoxha, si dhe pala e dëmtuar Shemsie Aliu-Sahiti. Kurse, të akuzuarit e përcollën shpalljen përmes video-lidhjes nga burgu.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë më 16 prill 2019, pasi që kishte bërë rikualifikimin e veprës penale, të akuzuarin Arlind Ahmeti e kishte shpallur fajtor për shtytje në vrasje të rëndë, duke shqiptuar dënim unik prej 17 vjetësh burgim. Kurse, Agron Vllasaliu gjendej në arrati.

Por, Gjykata e Apelit, në nëntor të vitit 2019, kishte vendosur që ky rast të gjykohet sërish nga gjykata e shkallës së parë, me arsyetimin se aktgjykimi i 16 prillit 2019, është në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Kurse, më 13 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë sërish e kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Agron Vllasaliu dhe Arlind Ahmeti, duke i dënuar me nga 21 vjet burgim për vrasje të rëndë në bashkëkryerje të tani të ndjerit N.S, në vitin 2017 në Prishtinë.

Ndërsa, Gjykata e Apelit më 23 mars 2023, me rastin e ankesave të përfaqësuesit të palëve të dëmtuara, avokatit Nexhmedin Sejdiu, mbrojtësve të të akuzuarit Arlind Ahmeti, avokatëve Asdren Hoxha dhe Fitim Malokaj, si dhe mbrojtësit të të akuzuarit Agron Vllasaliu, avokatit Florent Latifaj, ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe çështjen ia ka kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Më pas, Themelorja më 11 tetor 2024 pasi ua ricilësoi veprën penale në “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, Ahmetin dhe Vllasaliun i dënoi me nga 16 vjet burgim. Por, rasti është kthyer sërish në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Në rigjykimin e tretë, Themelorja më 20 tetor 2025 i dënoi sërish me nga 16 vjet burgim dy të akuzuarit. Gjykata ricilësoi veprën penale nga “Vrasje e rëndë” në “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, për të cilën vepër dy të akuzuarit u dënuan me nga 12 vjet burgim. Ndërkaq, për “Armëmbajtje pa leje”, u dënuan me nga 4 vjet e 6 muaj burgim. Ndaj tyre, u shpall dënim unik me nga 16 vjet burgim.

Por, sërish Apeli përmes vendimit të 17 prillit 2026, me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka anuluar vendimin e shkallës së parë dhe çështjen e ktheu në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 13 korrik 2021, Agron Vllasaliu akuzohej se më 24 nëntor 2017, në bazë të marrëveshjes paraprake me të pandehurin Arlind Ahmeti, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin N.S dhe kanë rrezikuar jetën e tani të dëmtuarve, Behar Sahiti, Lumbardh Kukaj, Freskim Farizi, R.K., dhe Mërgim Kqiku. /BetimipërDrejtësi

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gjini i përgjigjet Kurtit: Mos insisto të takohesh me mua, sepse nuk ke për çka

Gjini i përgjigjet Kurtit: Mos insisto të takohesh me mua, sepse nuk ke për çka

Abdixhiku pas takimit mbi treorësh me Kurtin: Pa marrëveshje konkrete, zgjedhjet e reja mbeten alternativa nëse nuk lëviz procesi

Abdixhiku pas takimit mbi treorësh me Kurtin: Pa marrëveshje konkrete, zgjedhjet e reja mbeten alternativa nëse nuk lëviz procesi

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi marrëveshje politike, zgjedhjet e reja mund të shkaktohen

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi marrëveshje politike, zgjedhjet e reja mund të shkaktohen

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku: Shteti ka qenë indiferent

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku: Shteti ka qenë indiferent

Katari: Ka përparim drejt përfundimit të luftës SHBA-Iran

Katari: Ka përparim drejt përfundimit të luftës SHBA-Iran

“Nuk kemi shkuar për pazare”, Çitaku për takimin e Hamzës me Kurtin

“Nuk kemi shkuar për pazare”, Çitaku për takimin e Hamzës me Kurtin

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit

Rubio: SHBA-ja dhe Irani ende nuk kanë përfunduar bisedimet për rrugët ujore, por marrëveshja mund të arrihet shpejt

Rubio: SHBA-ja dhe Irani ende nuk kanë përfunduar bisedimet për rrugët ujore, por marrëveshja mund të arrihet shpejt

Kurti arrin rreth 10 minuta vonesë në takimin me Abdixhikun

Kurti arrin rreth 10 minuta vonesë në takimin me Abdixhikun

Abdixhiku bashkë me Osmanin e Hazirin arrijnë në Kuvend për takimin me Kurtin

Abdixhiku bashkë me Osmanin e Hazirin arrijnë në Kuvend për takimin me Kurtin

Qarkullon draft-marrëveshja SHBA-Iran, por tensionet në Hormuz rriten – zhvillimet kryesore sot

Qarkullon draft-marrëveshja SHBA-Iran, por tensionet në Hormuz rriten – zhvillimet kryesore sot

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Policia në Ferizaj shqipton 281 gjoba ndaj shoferëve për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes

Policia në Ferizaj shqipton 281 gjoba ndaj shoferëve për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes

Gruda: Takimet e Kurtit janë farsë, nëse nuk e merr presidentin ai planifikon ta çojë vendin në zgjedhje

Gruda: Takimet e Kurtit janë farsë, nëse nuk e merr presidentin ai planifikon ta çojë vendin në zgjedhje

PDK: Komunat e udhëhequra nga ne në vitin 2025, lidere të transparencës buxhetore

PDK: Komunat e udhëhequra nga ne në vitin 2025, lidere të transparencës buxhetore