Ekonomi

Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu

25.07.2026 08:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka thënë se aeroporti ka marrë të gjitha masat e nevojshme infrastrukturore dhe në aspektin e burimeve njerëzore për të përballuar fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit veror.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gara ka deklaruar se, pavarësisht rënies së numrit të udhëtarëve gjatë muajve paraprakë, korriku ka nisur me një rritje të lehtë dhe pritjet janë që edhe ky sezon të jetë i ngarkuar.

Ajo ka thënë se në rënien e numrit të udhëtarëve në muajt e kaluar ka ndikuar kriza në Evropë e shkaktuar si pasojë e luftës SHBA-Iran.

 “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka marrë të gjitha masat e duhura si nga ana infrastrukturore po ashtu edhe nga ana e burimeve njerëzore. Jemi të përgatitur për të pritur çfarëdo fluksi të numrit të udhëtarëve. Ne vitin e kaluar kemi përmbyllur vitin me 4.6 milionë udhëtarë. Tre muajt e parë kemi pasur një rritje të numrit të udhëtarëve, ndërkaq tre muajt paraprak, para muajit korrik, kemi pasur një rënie të numrit të udhëtarëve. Megjithatë, muaji korrik ka filluar me një rritje të vogël të numrit, kështu që po besojmë se edhe kjo sezon në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës do të jetë e ngarkuar. Siç e cekët edhe kriza evropiane ka ndikuar edhe në uljen e udhëtarve të muajve paraprak”, tha ajo.

 Duke folur për çmimet e biletave, Gara ka thënë se ato përcaktohen nga kompanitë ajrore dhe ndikohen nga kërkesa e tregut, ndërsa sipas saj, çmimet ndryshojnë varësisht nga destinacioni dhe koha kur blihet bileta.

 “Nëse fillojmë të krahasojmë destinacionet, po ashtu nëse fillojmë të krahasojmë me aeroportet e rajonit, nuk besoj se kemi një, po mendoj çmime më të larta të biletave, megjithatë kjo ju përket kompanive ajrore. Ndërkaq çmimet e biletave rregullohen në bazë të kërkesave të tregut. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka taksat e caktuara për çdo udhëtar. Prandaj sado që të jetë një biletë e aeroplanit, ne përsëri do të kemi taksën e njëjtë. Kjo është diku rreth 20.53 për udhëtar, duke përfshirë këtu taksën e sigurisë, pastaj ground handling, të kullës së trafikut ajror apo hapësirës së lartë dhe hapësirës së ulët ajrore. Kështu që varësisht nga destinacioni, varësisht në kohën e blerjes së biletës, çmimet variojnë”, tha ajo.

Gara ka bërë të ditur se në Aeroportin e Prishtinës janë shtuar destinacione dhe linja të reja, ndërsa pritet edhe zgjerim i mëtejshëm i rrjetit të fluturimeve.

 “Po, ne kemi mjaft destinacione që janë shtuar destinacioneve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si nga kompania GP Aviation, po ashtu edhe Ëizz Air. Tani Ëizz Air do të thotë veçse ka filluar bazën e tyre këtu në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, që është një arritje mjaft e madhe për aviacionin kosovar. Po ashtu do të ketë edhe shtim të linjave të reja, destinacioneve të reja, po ashtu edhe shtim të frekuencave në destinacionet ekzistuese. Ne në vazhdimësi përcjellim trendet e fluturimeve dhe trendet në aviacion, prandaj besojmë se në një kohë të shkurtër edhe ne do të kemi destinacione të tjera shtesë përveç këtyre të cilat veçse i servojmë”, tha ajo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rama nga Michigan-i flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

Rama nga Michigan-i flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

“UÇK, UÇK”, Ledri Vula brohorit me protestuesit në Prishtinë

“UÇK, UÇK”, Ledri Vula brohorit me protestuesit në Prishtinë

Policia reagon: Qytetarët nuk po ndëshkohen për simbolet e UÇK-së, janë dezinformata

Policia reagon: Qytetarët nuk po ndëshkohen për simbolet e UÇK-së, janë dezinformata

REL: Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

REL: Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

Idriz Rrecaj është njëri nga tre viktimat e konfirmuara nga gjetjet në varrezën masive në veri

Idriz Rrecaj është njëri nga tre viktimat e konfirmuara nga gjetjet në varrezën masive në veri

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët

Hasani: Të punohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, do t’i ndihmonte katërshes së UÇK-së

Hasani: Të punohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, do t’i ndihmonte katërshes së UÇK-së

Altin Krasniqi: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë

Altin Krasniqi: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë

Hasani për dënimin e Thaçit dhe të tjerëve: Elementet e aktgjykimit ishin abstrakte, i papranueshëm- Si filloi letra hyrëse, e ditëm

Hasani për dënimin e Thaçit dhe të tjerëve: Elementet e aktgjykimit ishin abstrakte, i papranueshëm- Si filloi letra hyrëse, e ditëm

Çka po tenton PDK-ja të ndryshojë në ligjin për Gjykatën Speciale?

Çka po tenton PDK-ja të ndryshojë në ligjin për Gjykatën Speciale?

Christopher Hill për vendimin e Speciales: Tepër i zhgënjyer, UÇK kishte kapacitete të limituara, Thaçi s’kontrollonte çdo gjë në terren

Christopher Hill për vendimin e Speciales: Tepër i zhgënjyer, UÇK kishte kapacitete të limituara, Thaçi s’kontrollonte çdo gjë në terren

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

E konfrontoi Aida Dërgutin, ky është zyrtari policor që u suspendua

E konfrontoi Aida Dërgutin, ky është zyrtari policor që u suspendua

Ambasada e SHBA-së paralajmëron për demonstrata në Prishtinë

Ambasada e SHBA-së paralajmëron për demonstrata në Prishtinë

Kallas në Nju Jork do të organizojë një takim mes liderëve të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor

Kallas në Nju Jork do të organizojë një takim mes liderëve të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor

ZKM konfirmon udhëtimin e Kurtit për në Asamblenë e OKB-së: Do të takojë liderë botërorë

ZKM konfirmon udhëtimin e Kurtit për në Asamblenë e OKB-së: Do të takojë liderë botërorë