Kryesore

Rubio: Marrëveshja SHBA-Arabia Saudite për programin bërthamor do të ketë masa mbrojtëse

23.07.2026 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rubio: Marrëveshja SHBA-Arabia Saudite për programin bërthamor do të ketë masa mbrojtëse

Marrëveshja e nënshkruar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite që kësaj të fundit t’i lejohet programi bërthamor ka nxitur reagime të shumta në disa vende të botës.

Por, për këtë marrëveshje ka folur së fundmi Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Ai ka thënë të enjten se marrëveshja e mbështetur nga SHBA-ja do të ketë masa mbrojtëse, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv

“Kur vendet vendosin se duan të ndjekin një program bërthamor paqësor dhe civil, ne do të preferonim që ata ta bënin atë me ne, (në vend që ta bënin) me ndonjë vend tjetër. Na lejon të kemi ndikim mbi drejtimin që ai merr.”, ka deklatuar Rubio.

Ai ka shtuar se Riadi është partner strategjik i SHBA-së.

“Mjafton të themi se çdo marrëveshje që do të bëjmë me çdo vend në botë mbi energjinë bërthamore civile do të jetë një marrëveshje që do të ketë masa mbrojtëse për të siguruar që ajo të mos mund të shndërrohet në një program armësh, dhe një nga masat më të mira mbrojtëse është të sigurohemi që teknologjia amerikane dhe kompanitë amerikane janë ato që janë të përfshira në këtë proces”, ka deklaruar ai.

Marrëveshja, e cila është miratuar nga presidenti amerikan, Donald Trump të mërkurën, do t’i shkojë më pas Kongresit për një shqyrtim të detyrueshëm.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Fjalosje mes katër personave në Prizren, njëri plagoset me armë zjarri

BE-ja: Të ndalet presioni ndaj KGJK-së, pavarësia e gjyqësorit është thelbësore

Shefat e Misioneve të BE-së vizitojnë Zveçanin, kërkojnë forcim të vetëqeverisjes lokale në veri

Haradinaj ngushëllon familjen Hasanramaj për vdekjen tragjike të Shpend Hasanramajt

Rubio paralajmëron Teheranin, teksa Irani godet baza ushtarake në Kuvajt

Totaj mbështet Gjinin, ia shpërndan statusin për abuzimin me paranë publike

Tragjedi në Strellc të Deçanit: Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve

Rritet fluksi në kufi, deri në një orë pritje në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë

Trafiku Urban njofton për devijim të përkohshëm të linjave të autobusëve

Haradinaj dekoron katër kontribuues nga Shqipëria për rolin e tyre në çlirimin e Kosovës

Rafuna: Ndërprerjet e energjisë po u shkaktojnë dëme të mëdha bizneseve, duhen njoftime 24 orë më herët

Ardian Gjini mbështet nismën e IKD-së: Keqpërdorimi i parasë publike për fushata duhet të dënohet me ligj

Ambasada britanike kërkon riintegrim të serbëve në sistemin e drejtësisë

Ambasada britanike kërkon riintegrim të serbëve në sistemin e drejtësisë

Rubio: Marrëveshja SHBA-Arabia Saudite për programin bërthamor do të ketë masa mbrojtëse

Rubio: Marrëveshja SHBA-Arabia Saudite për programin bërthamor do të ketë masa mbrojtëse

“Dallaveret’ në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

Muja mobilizon ekipet e Ministrisë së Bujqësisë për vlerësimin e dëmeve nga breshëri në Istog