Kryesore

Çitaku kujton opinionin e GJND-së për pavarësinë: Ishte fitore e Kosovës, aleatëve tanë dhe e së drejtës

22.07.2026 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çitaku kujton opinionin e GJND-së për pavarësinë: Ishte fitore e Kosovës, aleatëve tanë dhe e së drejtës

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kujtuar ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një moment historik për vendin dhe aleatët e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Çitaku tha se në atë kohë ndodhej në Uashington D.C., në një vizitë zyrtare së bashku me kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi.

“Si sot, e mbaj mend çdo çast. Ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, ndodhesha në Uashington D.C., në një vizitë zyrtare, bashkë me Kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçi”, ka shkruar ai.

Ajo tha se ftesa për vizitën në SHBA nuk ishte e rastësishme, pasi, sipas saj, aleatët amerikanë dëshironin të ishin pranë Kosovës pavarësisht vendimit të Gjykatës.

“Nuk ishte rastësi që ishim ftuar pikërisht atë ditë. Aleatët tanë amerikanë donin të ishin pranë nesh, pavarësisht se cili do të ishte vendimi i Gjykatës. Ishte një gjest miqësie, besimi dhe partneriteti i jashtëzakonshëm”, theksoi ai.

Sipas Çitakut, gjatë asaj dite delegacioni kosovar zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë amerikanë.

“Atë ditë zhvilluam takime në Shtëpinë e Bardhë me Zëvendëspresidentin Joe Biden, me Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, si dhe me senatorë e kongresmenë amerikanë”, u shpreh Çitaku.

Ajo tha se vendimi i GJND-së konfirmoi se Kosova kishte vepruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Kur u shpall vendimi, e gjithë bota e kuptoi atë që ne e dinim prej kohësh. Kosova kishte vepruar drejt. Shpallja e pavarësisë ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

Çitaku kujtoi edhe vizitën në Departamentin amerikan të Shtetit, ku, sipas saj, u takuan me ekipin ligjor që kishte mbështetur Kosovën në procesin para GJND-së.

“Të nesërmen shkuam në Departamentin e Shtetit për ta takuar ekipin e jashtëzakonshëm ligjor amerikan, i cili kishte dorëzuar argumentet e Shteteve të Bashkuara në mbështetje të Kosovës para Gjykatës. Mendjet më të ndritura të së drejtës ndërkombëtare kishin punuar krah nesh. Gëzimi i tyre ishte po aq i madh sa i yni. Ishte një fitore e përbashkët, e Kosovës, e aleatëve tanë dhe e së drejtës.”

Në fund të postimit, sekretarja e përgjithshme e PDK-së tha se kjo ngjarje ia ka forcuar bindjen për rëndësinë e partneritetit me aleatët, ndërsa shprehu besimin për një tjetër fitore në shtator.

“Ajo ditë ma përforcoi bindjen se fitoret më të mëdha të Kosovës kanë ardhur kur kemi qenë në anën e së drejtës dhe në partneritet të ngushtë me aleatët tanë. Me të njëjtin besim e pres edhe shtatorin. Besoj se atëherë do ta festojmë fitoren përfundimtare të së vërtetës, të drejtësisë dhe të luftës sonë çlirimtare. Për Kosovën. Gjithmonë”, thotë tutje Çitaku.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit