Lajmet

Muja mobilizon ekipet e Ministrisë së Bujqësisë për vlerësimin e dëmeve nga breshëri në Istog

22.07.2026 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Muja mobilizon ekipet e Ministrisë së Bujqësisë për vlerësimin e dëmeve nga breshëri në Istog

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka mobilizuar ekipet profesionale të Ministrisë për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri në Komunën e Istogut dhe për përgatitjen e masave që synojnë rikuperimin e prodhimit bujqësor.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, ekipet e Institutit Bujqësor të Kosovës (IBK) dhe Departamentit të Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike (DSHKT), në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Bujqësi në Istog, po qëndrojnë në terren për të vlerësuar situatën.

“Me kërkesë të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ekipet profesionale të Institutit Bujqësor të Kosovës (IBK) dhe Departamentit të Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike (DSHKT), në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Bujqësi në Komunën e Istogut, kanë vazhduar punën në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga breshëri, nevojat për ndërhyrje urgjente dhe masat agronomike që duhet të ndërmerren për ruajtjen dhe rikuperimin e prodhimit bujqësor”, thuhet në njoftim.

Ministria bëri të ditur se vlerësimet janë të fokusuara në mbrojtjen e kulturave shumëvjeçare dhe në përcaktimin e nevojave për rimbjelljen e kulturave të dëmtuara.

“Vlerësimet janë të përqendruara në identifikimin e masave për ruajtjen dhe rikuperimin e kulturave shumëvjeçare, si dhe në përcaktimin e nevojave për rimbjelljen e kulturave të dëmtuara. Ndërhyrjet agronomike dhe fitosanitare në ditët e para pas breshërit janë vendimtare për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme, për të zvogëluar rrezikun nga sëmundjet dhe për të rritur mundësinë e rikuperimit të prodhimit.”

Sipas njoftimit, rekomandimet profesionale do t’u dorëzohen fermerëve menjëherë pas përfundimit të vlerësimeve në terren.

“Rekomandimet profesionale do t’u përcillen fermerëve menjëherë pas përfundimit të vlerësimeve në terren.”

Ministria njoftoi gjithashtu se ministri Muja ka themeluar një shtab për koordinimin e përgjigjes institucionale dhe ka udhëzuar hartimin e një programi për rikuperimin e sektorit bujqësor.

“Për koordinimin e përgjigjes institucionale, Ministri Muja ka themeluar Shtabin për Menaxhimin e Situatës, i cili po bashkërendon veprimet ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale.”

“Njëkohësisht, Ministri ka udhëzuar përgatitjen dhe zbatimin e një programi të konsoliduar masash për rikuperimin e prodhimit bujqësor, i cili përfshin ndërhyrjet e menjëhershme agronomike dhe fitosanitare, mbështetjen për rimbjelljen e kulturave të dëmtuara, si dhe masat parandaluese për rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor ndaj ndryshimeve klimatike.”

Ministria theksoi se po zhvillon edhe një program të integruar për menaxhimin e rrezikut në bujqësi.

“Në këtë kuadër, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është duke zhvilluar një program të integruar për menaxhimin e rrezikut në bujqësi, i cili përfshin pilotimin e skemës së sigurimeve bujqësore, zgjerimin e mbështetjes për investime në rrjeta mbrojtëse kundër breshrit, zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për fermerët, forcimin e rolit të Institutit Bujqësor të Kosovës dhe të shërbimeve këshilluese në terren, si dhe orientimin e skemave të mbështetjes drejt investimeve që rrisin qëndrueshmërinë e prodhimit bujqësor dhe ndihmojnë fermerët të rikuperohen më shpejt pas fatkeqësive natyrore”, thuhet tutje në njofti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Koha për një fillim të ri është tani!

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

Kthimi i ligjit të Speciales, Ramadani: Kushdo që është përfshirë në këtë lojë do ta trajtojmë si kundërshtar të UÇK-së

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritikon PDK-në për kthimin e ligjit për Specialen

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit