Ekonomi

AKB: Veprimet ndaj Devolli Group dëmtojnë klimën investuese dhe besimin e biznesit

02.07.2026 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AKB: Veprimet ndaj Devolli Group dëmtojnë klimën investuese dhe besimin e biznesit

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar pas aksionit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në njësinë prodhuese të qumështit “Vita”, pjesë e Devolli Group, duke e cilësuar kompaninë si një aset strategjik të ekonomisë së Kosovës dhe duke kërkuar që kontrollet institucionale të zhvillohen në mënyrë profesionale dhe të paanshme.

Në reagimin e saj, AKB thekson se çdo biznes duhet t’i nënshtrohet kontrollit ligjor, por se këto procese nuk duhet të krijojnë perceptimin e presionit selektiv apo ndikimit politik.

“Institucionet nuk duhet të ushtrojnë presion mbi prodhuesit vendorë – Devolli Group është aset strategjik i ekonomisë së Kosovës. Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me raportimet për aksionin e zhvilluar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), nën përgjegjësinë e Ministrisë së Bujqësisë, në njësinë prodhuese të qumështit Vita, pjesë e Devolli Group. AKB rithekson se çdo biznes në Republikën e Kosovës duhet t’i nënshtrohet kontrollit ligjor. Megjithatë, kontrollet duhet të zhvillohen në mënyrë profesionale, të paanshme, proporcionale dhe transparente, pa krijuar perceptimin e presionit selektiv apo ndikimit politik ndaj kompanive vendore”, thuhet në reagim.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka vlerësuar se Devolli Group ka një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit dhe se çdo veprim institucional që krijon perceptimin e presionit ndaj kompanisë mund të ketë pasoja më të gjera.

“Devolli Group është një nga kompanitë më të mëdha dhe më të rëndësishme në Kosovë. Brendi Vita është simbol i prodhimit vendor, i cili prej vitesh furnizon tregun, mbështet fermerët, punëson mijëra qytetarë dhe kontribuon ndjeshëm në ekonominë e vendit. Çdo veprim institucional që krijon perceptimin e presionit ndaj një kompanie të këtij niveli dëmton besimin e biznesit, reputacionin e shtetit dhe klimën investuese në Kosovë”, ka deklaruar Shahini.

AKB ka theksuar se prodhuesit vendorë duhet të trajtohen si partnerë strategjikë të zhvillimit ekonomik dhe jo si objekt presioni.

“Prodhuesit vendorë nuk duhet të shihen si objekt presioni, por si partnerë strategjikë të zhvillimit ekonomik. Kompanitë që kanë investuar për dekada, kanë krijuar vende pune dhe kanë ndërtuar marka të njohura vendore meritojnë trajtim institucional të drejtë dhe të barabartë. Nëse një kompani ka shkelur ligjin, institucionet duhet të veprojnë sipas procedurave ligjore. Por, nëse veprimet institucionale tejkalojnë standardet profesionale ose krijojnë perceptimin e një qasjeje selektive, atëherë dëmtohet besimi i gjithë komunitetit të biznesit”, thuhet më tej.

AKB u ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV-së që kompetencat e tyre t’i ushtrojnë vetëm mbi bazën e ligjit dhe profesionalizmit.

“AKB i bën thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që të ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm mbi bazën e ligjit dhe profesionalizmit, e jo të krijojnë perceptimin se inspektimet udhëhiqen nga urdhra apo ndikime politike. Kur profesionalizmi zëvendësohet nga perceptimi i ndërhyrjes politike, humbësi më i madh është ekonomia e Kosovës. Veprime të tilla dërgojnë një mesazh negativ për investitorët vendorë dhe të huaj, duke krijuar pasiguri juridike dhe ekonomike. Kosova ka nevojë për politika që mbështesin prodhimin vendor, investimet dhe zhvillimin ekonomik, e jo për veprime që cenojnë besimin në institucionet shtetërore”, thotë reagimi i AKB-së.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare