Ekonomi

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

03.06.2026 05:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata Komerciale ka refuzuar ankesën e KESCO-s dhe ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke konfirmuar se kompania duhet të paguajë kamatëvonesën dhe shpenzimet procedurale për një borxh prej mbi 2 milionë eurosh që ia kishte KOSTT-it, raporton Infosot.

Rasti lidhet me një kërkesë për përmbarim që KOSTT kishte iniciuar në gusht të vitit 2022, duke pretenduar se KESCO nuk kishte shlyer dy fatura në vlerë totale prej 2,034,270 euro. Përmes procedurës përmbarimore ishte kërkuar pagesa e borxhit kryesor, kamatës ligjore prej 4.5 për qind në vit si dhe shpenzimeve të procedurës.

Në atë kohë, përmbaruesi privat kishte lejuar përmbarimin dhe kishte autorizuar masa të ndryshme, përfshirë bllokimin e llogarive bankare, sekuestrimin e pasurisë dhe masa të tjera ligjore për realizimin e detyrimit.

Megjithatë, gjatë procedurës u vërtetua se KESCO ndërkohë e kishte paguar tërësisht shumën kryesore prej mbi 2 milionë eurosh. Për këtë arsye, Gjykata Komerciale në shkallën e parë kishte anuluar urdhrin përmbarimor sa i përket borxhit kryesor, pasi faturat mbi të cilat ishte bazuar kërkesa e KOSTT-it konsideroheshin tashmë të përmbushura dhe pa efekt juridik.

Pavarësisht kësaj, gjykata kishte lënë në fuqi pjesën e urdhrit që kishte të bënte me kamatëvonesën dhe shpenzimet e procedurës. Sipas gjykatës, fakti që borxhi është paguar më vonë nuk e eliminon detyrimin për të paguar interesat e vonesës që kanë lindur gjatë periudhës kur pagesa nuk ishte kryer.

KESCO nuk ishte pajtuar me këtë pjesë të vendimit dhe kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Komerciale – Dhomat e Shkallës së Dytë, duke kërkuar që të anulohej edhe obligimi për kamatat.

Megjithatë, gjyqtari Ramush Bardiqi ka vlerësuar se ankesa është e pabazuar. Në vendim thuhet se vetë KOSTT kishte pranuar se borxhi kryesor ishte paguar dhe për këtë arsye nuk e kërkonte më atë shumë, por vetëm kamatëvonesën dhe shpenzimet procedurale.

Gjykata ka theksuar se sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve, debitori që vonon pagesën e një detyrimi monetar është i obliguar të paguajë edhe kamatë. Po ashtu, në këtë rast kamatëvonesa prej 4.5 për qind ishte e paraparë në marrëveshjet ndërmjet palëve.

Sipas arsyetimit të gjykatës, pagesa e vonuar e shumës kryesore nuk e shuan automatikisht të drejtën e kreditorit për të kërkuar interesat e krijuara gjatë periudhës së vonesës. Për këtë arsye është vlerësuar se urdhri përmbarimor duhet të mbetet në fuqi për kamatat dhe për shpenzimet që kanë lindur gjatë zhvillimit të procedurës.

Vendimi nënkupton se KESCO ka shmangur pagesën e detyrimit kryesor përmes procedurës së përmbarimit, pasi borxhi ishte shlyer më herët, por nuk ka arritur të shmangë përgjegjësinë financiare që buron nga vonesa në kryerjen e pagesës.

Me refuzimin e ankesës nga shkalla e dytë, vendimi i Gjykatës Komerciale është konfirmuar dhe mbetet në fuqi obligimi i KESCO-s për pagesën e kamatëvonesës 4.5 për qind dhe shpenzimeve procedurale që lidhen me këtë rast.

KESCO VS KOSTT (Dokument)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza

Murati për Kurtin: Ka kondicion të tallet me opinionin publik për kriteret dhe nën-kriteret e kandidatit për President

Murati për Kurtin: Ka kondicion të tallet me opinionin publik për kriteret dhe nën-kriteret e kandidatit për President

Rama: Ilmi Ramadanit dhe gjithë brezit të tij, mirënjohje institucionale, respekt njerëzor dhe nderim kombëtar

Rama: Ilmi Ramadanit dhe gjithë brezit të tij, mirënjohje institucionale, respekt njerëzor dhe nderim kombëtar

Kurti me Gërvallën vizitojnë IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

Kurti me Gërvallën vizitojnë IML-në: Mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur po i nënshtrohen ekzaminimeve

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

Daut Haradinaj kërkon reagim urgjent për sektorin e qumështit: Po rrezikohet industria vendore

ATK reagon ndaj deklaratës së avokatit Florin Lata

ATK reagon ndaj deklaratës së avokatit Florin Lata

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-ja nuk po negocion me Iranin tash për tash

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-ja nuk po negocion me Iranin tash për tash

Kush ishte Ratko Mlladiq, krimineli serb i luftës që vdiq sot

Kush ishte Ratko Mlladiq, krimineli serb i luftës që vdiq sot

“Liria ka Emër” lanson sonte “Orën e Pritjes” në Skenderaj

“Liria ka Emër” lanson sonte “Orën e Pritjes” në Skenderaj

Detaje tronditëse nga vrasja e gruas nga burri i saj në Prizren

Detaje tronditëse nga vrasja e gruas nga burri i saj në Prizren

Palatova në takim me Haxhiun: Kosova të sigurojë unitet politik, ta bëjë anëtarësimin në BE synim të përbashkët

Palatova në takim me Haxhiun: Kosova të sigurojë unitet politik, ta bëjë anëtarësimin në BE synim të përbashkët

‘‘Naftën e paguan qytetari’’, Musliu ndan video: Makina e qeverisë rri ndezur për ti bërë fresk derisa Kurti është brenda

‘‘Naftën e paguan qytetari’’, Musliu ndan video: Makina e qeverisë rri ndezur për ti bërë fresk derisa Kurti është brenda

Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit

Vuçiq pretendon se tashmë ka çuar fjalë te amerikanët për çështjen e Urës së Ibrit