Maldini mund të rikthehet tek Milan

E publikuar: 04/10/2016 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paolo Maldini është gati të rikthehet tek Milani. Raportohet se pronarët e ri të klubit Italian kanë në plan ti ofrojnë ish kapitenit rolin e drejtorit të përgjithshëm. Maldini që nga momenti kur u tërhoq nga futbolli qëndroi larg Milani për shkak të marrdhënieve jo të mira me drejtuesit e mëparshëm.

Paolo Maldini ka debutuar në kampionatin Italian të futbollit me fanellën e Milanit në moshën 16 vjecare duke u konsideruar aso-kohe si një talent i madh i futbollit Italian, dicka që u konfirmua me kalimin e viteve.

Trofetë e fituar me ngjyrat kuqezi janë të panumërta. Mjafton të përmenden 5 titujt kampion Europe apo 8 titujt kampion Italie, për ta pasqyruar më saktë madhështinë e tij, sa herë e ka fituar Maldini Ligën e Kampionëve aq herë e kanë fituar Interi dhe Juventusi sëbashku.

Megjithatë marrdhënia mes ish kapitenit dhe klubit të tij të zemrës nuk përfundoi me fund të lumtur, ai u tërhoq nga futbolli nën kontestimin e një pjese të tifozerisë të cilët e kritikonin për disa deklarata të tij, ndërsa raportet jo të mira me drejtuesit bën që Maldinit të mos i ofrohej asnjë post.

Tashmë me ardhjen e prnarëve të ri, kjo situata me shumë gjasa do të ndryshoj. Mediat italiane raportojnë se grupi i bizesmenëve kinez që ka blerë aksionet ka vendosur që ti besojë rolin e drejtorit të  përgjithshëm ish kapitenit.

Pra mendohet që 48 vjeçari të ketë një post të ngjashëm me atë të Karl Heinz Rummeniges tek Bajerni i cili është drejtori administrative i klubit.

Megjtihëse Maldini pak kohë më parë pat deklaruar se kapitulli Milan për të është i mbyllur, duket se do të ndryshoj mendim në momentin kur oferta të zyrtarizohet.