Carlo Ancelotti e ka gjetur “fajtorin” për humbjen e Bayernit të Munichut ndaj Atletico Madridit.
Humbja e shumë topave dhe loja e ngadaltë, është shkaktar i disfatës në Madrid sipas italianit.
“Ne e kontrolluam lojën, por humbëm shumë topa dhe luajtëm shumë ngadalshëm. Kundër Atleticos, skuadra duhet të luajë më shpejtë. Nuk ishte një performancë e mirë. Duhet të luajmë më mirë në ndeshjen tjetër”, deklaroi Ancelotti, përcjellë “Lajmi.net”.
Atletico mposhti Bayernin 1:0, me golin e vetëm të Yannick Carrascos.