Carlos Tevez paralajmëron edhe një herë largimin nga futbolli në fund të vitit, ndërsa përkrah grumbullimin në Kombëtaren argjentinase të Mauri Icardit.. Apashi që po vazhdon karrierën me Boca Juniors nuk e konfirmon me saktësi tërheqjen edhe pse nga ato që thotë është e qartë se po e mendon seriozisht dicka të tillë.
” Tërheqja? Është një mundësi reale, do ta diskutoj me familjen. Vjen momenti që njeriu lodhet. Mundësitë janë, e dinë që unë them gjithmonë të vërtetën. Në Europë kur mbaron ndeshja mund të vazhdosh dhe të bëj jetën normale, këtu varet se si shkon ndeshja. Jemi të gjithë pak të cmendur, nuk mund as të cosh vajzën te dentisti apo te mjeku. Lojtarëve ju ndodh dicka e tillë. Kur humbasin ndeshjen nuk mund të dalin as nga shtëpia”.
Për kombëtaren argjkentinase Tevez e ka një emër, sugjeron trajnerin Bauza të mbështetet te Mauri Ikardi që po bën një fillim sezoni të shkëlqyer me Interin.
“për sa i përket Kombëtares padyshimq ë Ikardi e meriton grumbullimin. Kjo pasi bën gola me vazhdimësi dhe po l;uan shumë mirë me Interin. Pastaj është Bauza ai që vendos por trajneri nuk është se ka shumë presion mbi vendimin nëse do të grumbullojë një sulmues apo një tjetër dhe mund të zgjedhë atë që është më mirë momentalisht. Unë nuk e shoh më veten në Kombëtare”.