Spektakël në “Signal Iduna Park” mes Borussias së Dortmundit dhe Realit të Madridit, në raundin e ndeshjeve në grupe të Champions League. Dy herë kaluan Los Blancos në avantazh, por verdhezinjtë e Tuchel arritën të shmangnin humbjen, duke ruajtur vendin e parë në Grupin F. Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 17-të pas një kundërsulmi të shpejtë të madrilenëve i asistuar nga Gareth Bale, mirëpo Aubameyang barazoi shifrat në të 43-ën pas një goditjeje të lirë të verdhezinjë. Në të 68-ën Varane shfrytëzoi një top të kthyer nga shtylla pas goditjes së Benzema për të rikthyer në avantazh Los Blancos, ndërsa në të 87-ën Andre Schurle shënoi një gol me peshë duke shmangur humbjen e Dortmundit.
Po në Grupin F, Sportingu i Lisbonës kaloi lehtësisht 2-0 Legian e Varshavës, me gola të Ruiz dhe Dost.
Juventusi shëtit në stadiumin “Maksimir” ku mposhti me lehtësi 0-4 Dinamon e Zagrebit, duke marrë kryesimin e Grupit H. Bardhezinjë e vunë në kasafortë fitoren që në pjesën e parë me golat e Miralem Pjanic dhe Gonzalo Higuain që shënuan respektivisht në minutat 24 dhe 31. Në pjesën e dytë gjeti rrugën e rrjetës edhe Paulo Dybala, me argjentinasin që shfrytëzoi një pasim të Dani Alvesit, ndërsa në minutën e 85-të Semper shënoi autogol
Në takimin tjetër të Grupit H Sevilla mposhti 1-0 Lyonin me gol të Ben Yeder. Në pjesën e dytë të takimit të Sanchez Pizjuan Vietto humbi një 11-metërsh, me andaluzianët që ishin nën presion deri në minutat e fundit për të ruajtur avantazhin.
Përfundoi në barazim 1-1 sfida mes Monacos dhe Bayer Leverkusenit e vlefshme për Grupin E. Golit të Chicharito Hernandez në minutën e 73-të iu përgjigj Glik në sekondat e fundit të kohës shtesë, mes skuadrën nga Principata që ruan kreun. Ndërsa Tottenhami befasoi CSKA e Moskës në transfertë, fale finalizimit të Son Heung-Min.
Leicester City është skuadra e vetme që merr pikë të plota në dy ndeshjet e para. Kampionët e Anglisë kaluan 1-0 Porton në Grupin G, me gol të Silmanit në minutën e 25-të.
Shpërthen në këtë grup Kopenhagen që shkatërroi 4-0 Club Brugge. Të gjitha golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Denswil realizoi në portën e tij, ndërsa në të 62-ën Augustinson humbi një 11-metërsh. Gjithsesi Kopenhagen nuk u ndal duke shënuar me realizuar Delaney Santander dhe Jorgenesen për rezultatin final 4-0.