Jose Mourinho ka rezervuar deklarata të hidhura për çdokënd. Në librin e gazetarit të “Daily Mail”, Robert Beasley, “Up Close and Personal”, trajneri portugez ka sulmuar pothuajse të gjithë duke përfshirë këtu edhe presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez.
“Problemi i Realit ishte mungesa e shpirtit të skuadrës”, tregon Mourinho në bisedën me Beasley. “Përpara se të merrte Benitez, Perez më kërkoi mua për pankinën. Donte që unë të bëja spastrime në skuadër dhe të largoja nga skuadra lojtarë si Pepe, Casillas, Ramos dhe Marcelo, por unë iu përgjigja se ishte tepër vonë”.
Më pas Mourinho tregoi edhe për rolin e tij të këshilluesit të Perez dhe ishte periudha kur presidenti i Realit duhet të bënte zgjedhjen e tij për 2015 ku Zidane ishte një mundësi e mirë edhe pse e rrezikshme.
“Perez mendoi për Zidane për atë që ai përfaqësonte në klub”, tregon Mourinho, por Zidane nuk kishte ecur mirë me Real Madrid B. Kështu që i këshillova të caktonte Jurgen Klopp dhe jo Rafael benitez”.
Në fund, Mourinho foli edhen për skuadrën e Realit të Madridit, duke deklaruar se futbollistët e saj mendojnë më shumë për vetën e tyre sesa për lojën në grup.
/ Top Channel