Turqia me presion të fuqishëm global kundër Gulenit

22.07.2016 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Turqia me presion të fuqishëm global kundër Gulenit

Pas përpjekjes për grushtshtet në Turqi, beteja kundër lëvizjes Gulen është në formësim e sipër deri në Kirgizi.

Në Bishkek ndodhen dy universitete, që radhiten në mesin e institucioneve më të mira arsimore në vend. Njëri, Universiteti Manas, financohet nga Qeveria turke; tjetri, Universiteti Ataturk-Alatoo financohet nga rrjeti global arsimor i Fethuallah Gulenit, njeriut që Ankaraja e fajëson për përprpjekjen për grushtshtet, e cila ka lënë të vrarë qindra veta.

Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara qysh më 1999, mohon çdo përfshirje.

Menjëherë pas dështimit të puçit, rektori kirgiz i Universitetit Manas organizoi një forum për të dënuar rebelimin ushtarak në Turqi. Sebahattin Balf e shfrytëzoi forumin për të paralajmëruar qytetarët se grupi Gulen “mund t’i nxisë njerëzit në Kirgizi të bëjnë gjëra të tmerrshme në vendin e tyre”.

Parlajmërimi i rektorit nuk ka rënë në veshë të shurdhër. Ai ka rezonuar te studentët në institucionin e tij, të cilët ndjejnë se si rrjeti i Gulenit është një organizatë e errët, qëllimi i së cilës mund të shkojë përtej qëllimeve të saj të deklaruara, si promovimi i arsimit, shërbimit publik dhe vlerave konservatore të Islamit.

“Shumë njerëz thonë se ata mund të përpiqen të marrin pushtetin”, thotë Aigul, e cila studion në Universitetin Manas. “Është vështirë të thuhet se kush ka të drejtë e kush jo. E kam parë se si studentët e Gulenit rrinë bashkë, ndihmojnë njëri-tjetrin, edhe pse nuk mendoj se ata mund të paraqesin rrezik ose kërcënim”, thotë Aigul.

Por, pikëpamjet e tilla sfidohen nga profesorët dhe studentët e Universitetit Ataturk-Alatoo, i themeluar nga lëvizja e Gulenit.

“Çfarë idesh ose parimesh promovon Gulen? Arsimin, unitetin, nënvizon rëndësinë e matematikës, biologjisë, kimisë dhe shkencave të tjera. Pse këto ide mund të duken të dyshimta”, pyetet Nurdin Kaparov, mësimdhënës në Universitetin Ataturk-Alatoo.

Ky debat ka të ngjarë të shpërndahet në shumë vende, pasi Ankaraja ka shtypur fuqishëm lëvizjen Gulen në Turqi dhe pret nga shtetet e tjera ta bëjnë të njëjtën. Qëllimi është të goditetet burimi i financimit të këtij rrjeti global që drejton shkolla në rreth 150 vende të botës.

“Është një luftë kundër Gulenit, e cila është fokusuar në situatën e brendshme në Turqi dhe në Shtetet e Bashkuara, sepse Gulen jeton atje. Vala tjetër do të fokusohet kudo ku Gulen ose ndjekësit e tij operojnë. Pres që Ankaraja të rrisë presionin në këto vende”, thotë Wolfango Piccoli, ekspert për Turqinë në Teneo Intelligence, një shërbim këshillues në SHBA.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje SHBA-së që të ekstradojë Gulenin për përfshirjen e tij të dyshuar në përpjekjen për grushtshtet, duke e quajtur atë “terrorist”. Megjithatë, nuk ka ende ndonjë kërkesë zyrtare. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Uashingtoni mund të konsiderojë ekstradimin, por vetëm në bazë të provave të fuqishme për keqbërje.

Më 20 korrik, Erdogan ka kërkuar nga kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili, të mbikëqyrë nga afër aktivitetet e shkollave të Gulenit në Gjeorgji. Po ashtu, konsulli i Turqisë në qytetin Batumi të Gjeorgjisë u ka kërkuar prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollat e Gulenit, duke thënë se atje ligjërohet në përputhje me “ideologjinë terroriste”.

Ngjashëm, Erdogan i ka bërë presion edhe Azerbajxhanit. Pas një bisede telefonike midis tij dhe presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, Bakuja ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të një televizioni privat, i cili ka planifikuar të transmetojë një intervistë me Gulenin.

Shumë shkolla të Gulenit janë mbyllur në Azerbajxhan në vitet e fundit, bazuar në kërkesat e Turqisë, njërit prej aleatëve më të afërt të Bakusë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Forcimi i kapaciteteve të FSK-së, Jashari bisedon me prodhuesit në “SAHA Expo”

Tahiri: AAK do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit

Tahiri: AAK do të garojë e vetme në zgjedhjet e 7 qershorit

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së