Bota & Rajoni

Kodheli, BE-së: Shpëtoni Ballkanin nga Rusia. Përshpejtoni integrimin

29.05.2016 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kodheli, BE-së: Shpëtoni Ballkanin nga Rusia. Përshpejtoni integrimin

Në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë parlamentare të NATO-s, fjalën kryesore e ka pasur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila në deklaratën e saj përpara të pranishmëve ka folur kryesisht mbi sfidat me të cilat përballet sot aleanca, rreziqet kryesisht nga migrimi dhe terrorizmi, por edhe për kalimin nga regjimi i menaxhimit të krizave në atë të mbrojtjes kolektive, që nuk ka qenë i lehtë për këdo prej vendeve anëtare.

“Përfitoj nga ky rast t’iu shpreh të gjithëve mirëseardhjen në Tiranë. NATO është një komunitet vlerash, ku bashkohen demokracia, liria individuale, të drejtat e njeriut dhe shteti ligjor. Asambleja e NATO-s, e përbërë nga anëtarë parlamentesh nga të gjitha vendet anëtare, është një mishërim i qartë i vlerave demokratike të kësaj aleance. Dua të adresoj disa nga çështjet më të prekshme për aleancën tonë, siç janë kërcënimet dhe sfidat që burojnë nga arkitektura aktuale e sigurisë në Europë, duke pasur parasysh rolin dhe reagimin e aleancës”, deklaroi në hyrje ministrja Kodheli.

Sigurisht, së pari iu referua aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga ana e Moskës dhe aktivitetet shtrënguese në Ukrainë, e më tej me retorikën ndaj NATO-s dhe deri te kërcënimet bërthamore.

“Deri në fund të 2013-s aleanca ishte fokusuar në operacione të menaxhimit të krizave, veprimtari të sigurisë bashkëpunuese, duke zgjeruar platformën e partneriteteve. Në përputhje me deklaratën e samitit të Lisbonës, që njohu partneritetin strategjik të aleancës me Rusinë, NATO rriti bashkëpunimin me Federatën Ruse duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes raketore. Shumë prej nesh menduan një NATO të zhdërvjellët dhe pa kërcënime në kufijtë tanë të afërt, si dhe e aftë për të shijuar supremacinë ushtarake ndaj armiqve të kohës. Për fat të keq, dy vite më parë ne pamë aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga ana e Moskës, si dhe aktivitetet e tyre shtrënguese përreth Ukrainës. Për më tepër, Rusia rriti retorikën ndaj NATO-s dhe aleatëve të saj, madje edhe në fushën e rrezikshme dhe shqetësuese, atë bërthamore. Dua të rikujtoj deklaratën e ambasadorit rus në Danimarkë në mars të vitit 2015, i cili pohoi se në rast se Danimarka do të bëhej pjesë e sistemit mbrojtës antiraketë të udhëhequr nga SHBA-të, atëherë luftanijet daneze do të ktheheshin në shënjestra të raketave bërthamore ruse. Lista e deklaratave të ngjashme dhe manovrave të pajustifikuara ruse në rajonin e Baltikut, Detit të Zi, Mesdheut Lindor dhe në Atlantikun e Veriut, është mjaft e gjatë dhe në këndvështrimin tonë këto deklarata janë bërë qëllimisht”, deklaroi Kodheli.

Mbi sfidat me të cilat përballemi sot, ministrja e Mbrojtjes veçon migrimin dhe terrorizmin, për të cilat tha se kërkojnë një qasje të plotë dhe të fortë për frenimin dhe mbrojtjen ndaj tyre.

“Ndërkohë, ‘pranvera arabe’ u shndërrua në një ‘dimër arab’, pasi ‘djalli’ gjeti një terren pjellor dhe u shfaq duke u rritur me një dhunë ekstreme. I ashtuquajturi Shtet Islamik, apo DAESH, dhe grupe të tjera terroriste, të furnizuar nga fenomeni i mercenarëve në të gjithë botën, janë një kërcënim real jo vetëm për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, por edhe për shoqëritë tona. Ngjarjet tragjike në Ankara, Paris, Bruksel apo vende të tjera, janë mesazh i qartë për qëllimin që ato kanë. Dështimi dhe mosfunksionimi i shteteve, ndërthurur me dhunën në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, kanë shkaktuar një valë masive të refugjatëve në shtëpitë tona apo në vendet fqinj. Ky është mjedisi i sigurisë në Europë, një kombinim i kërcënimeve dhe sfidave tradicionale apo jo, të provokuara nga aktorë shtetëror apo jo të tillë, që kërkojnë një qasje të plotë dhe të fortë për frenimin dhe mbrojtjen”, deklaroi Kodheli.

Sipas saj, “nuk është detyrë e lehtë të merresh me të tilla sfida, por nuk ka një zgjidhje të mesme”.

“Dështimi do të thotë copëzim i unitetit të kontinentit europian dhe fatkeqësisht, janë shumë ata që presin të ndodhë kjo gjë. Ne nuk duhet të harrojmë rajonet që lehtësisht mund të preken nga trazirat ndërkombëtare, për shkak të paqëndrueshmërisë dhe dobësisë së tyre. Ballkani Perëndimor është një prej tyre, relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme, por i ndikuar kryesisht nga paratë, ideologjia e Moskës dhe fundamentalizmi. Ky rajon është udhëkryqi që bashkon Lindjen me Perëndimin. Në kohë të tilla, konflikte të tilla mund të parandalohen lehtësisht përmes proceseve integruese, sepse integrimi përhap stabilitet dhe siguri, si dhe ofron nxitje për vendet aspiruese që të ndërmarrin reforma demokratike. Të gjithë e dimë se rruga e anëtarësimit në BE është më e ndërlikuar për Ballkanin Perëndimor, e kjo vlen edhe për Shqipërinë. Problemet e shumta janë duke e dobësuar ëndrrën e integrimit, por kjo është arsyeja pse ne e mbështetëm fuqishëm anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe përshëndesim nënshkrimin e protokollit ditë më parë nga ministrat e Jashtëm. Prania e aleancës në rajon është e mirëpritur dhe e vlerësuar. Mali i Zi nuk do të jetë vendi i fundit që i bashkohet aleancës, për sa kohë do të jetë në fuqi neni 10 i Traktatit të Uashingtonit dhe vendimet kombëtare mbi aspiratat integruese do të jenë të lira”, tha ndër të tjera ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli./tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton gjashtë vendime

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton gjashtë vendime

Presidentja në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në Bondsteel: Mirënjohje e përhershme për miqësinë dhe mbështetjen amerikane

Presidentja në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në Bondsteel: Mirënjohje e përhershme për miqësinë dhe mbështetjen amerikane

Haxhiu për ligjin e Speciales: Fokusi duhet të vendoset te strategjia, jo te nismat me efekt politik

Haxhiu për ligjin e Speciales: Fokusi duhet të vendoset te strategjia, jo te nismat me efekt politik

Bajrami publikon shfirat e punësimit nga Trusti: Propaganda e Kurtit dhe e vërteta

Bajrami publikon shfirat e punësimit nga Trusti: Propaganda e Kurtit dhe e vërteta

Aksion në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, arrestohen tre persona-sekuestrohet pasuri mbi një milionë euro

Aksion në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, arrestohen tre persona-sekuestrohet pasuri mbi një milionë euro

Zjarr në autotransformatorin AT2 në nënstacionin “Kosova B”, KOSTT jep detaje

Zjarr në autotransformatorin AT2 në nënstacionin “Kosova B”, KOSTT jep detaje

Dimër i vështirë: Çfarë po ndodh me sektorin energjetik të Kosovës?

Dimër i vështirë: Çfarë po ndodh me sektorin energjetik të Kosovës?

Sot mblidhet Kuvendi, mbahen dy seanca

Sot mblidhet Kuvendi, mbahen dy seanca

Kërkesa e BE’së që Kosova t’i konsultojë për Ligjin e ri të Hagës, Çitaku iu bën ftesë: Nesër kemi konsultime, ejani

Kërkesa e BE’së që Kosova t’i konsultojë për Ligjin e ri të Hagës, Çitaku iu bën ftesë: Nesër kemi konsultime, ejani

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar