Lajmet

Qeveria miraton vendimin për shpronësimin e pronave për nevojat e navigacionit ajror

14.05.2026 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria miraton vendimin për shpronësimin e pronave për nevojat e navigacionit ajror

Në mbledhjen e sotme, Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin përfundimtar për shpronësimin, në interes publik, të pronave të paluajtshme ish-shoqërore për nevojat e Ofruesit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Republikës së Kosovës.

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli tha se ky projekt përfshin disa zona kadastrale në komuna të ndryshme të vendit dhe ka për qëllim zhvillimin e infrastrukturës së navigacionit ajror.

“I nderuar kryeministër, të nderuar ministra, unë po propozoj vendimin për miratimin e vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme, pra ish-shoqërore, për nevojat e Ofruesit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Republikës së Kosovës. Ky projekt përfshin zonat kadastrale Vrellë e Goleshit dhe Mirenë në komunën e Lipjanit, Zatriq në komunën e Rahovecit, Mramor në komunën e Prishtinës dhe Bajgorë në komunën e Mitrovicës së Jugut. Qëllimi i këtij vendimi është krijimi i kushteve për zhvillimin dhe funksionalizimin e infrastrukturës së navigacionit ajror, që ndërlidhet drejtpërdrejt me sigurinë ajrore, modernizimin e shërbimeve dhe avancimin e kapaciteteve strategjike të Republikës së Kosovës. Andaj kërkoj mbështetjen për miratimin e këtij vendimi”, tha ajo./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit