Sport

Rruga për në UEFA dhe hapja e dyerve për në FIFA

07.05.2016 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rruga për në UEFA dhe hapja e dyerve për në FIFA

Ndërkombëtarizimi i sportit të Kosovës, sidomos i futbollit, si sporti më i popullarizuar në botë, ka qenë agjendë e të gjitha federatave të sportit dhe institucioneve qeveritare, që nga paslufta, e sidomos, pas shpalljes së pavarësisë së vendit, në shkurt të vitit 2008.

Në rubrikën “Fokus” Radio Evropa e Lirë sjell një material të zgjeruar për rrugën e futbollit të Kosovës drejt integrimit.

Pas shumë përpjekjeve në këtë fushë, Kosova vitin e kaluar kishte aplikuar për pranim në Federatën Evropiane të Futbollit, që njihet shkurt si UEFA.

Anëtarësimi në UEFA do t’i mundësojë Kosovës afirmimin në garat ndërkombëtare, pjesëmarrje në ngjarjet dhe kampionatet që organizohen nga kjo federatë. Po ashtu, edhe klubet e Kosovës do të përfitonin, duke u bërë pjesë e garave evropiane.

Fillimisht, si barrierë ligjore, sipas autoriteteve kompetente, ishte një nen i statutit të UEFA-s, i cili parashihte që vendi që aplikon për t’u anëtarësuar, duhet të jetë anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Por, shpresat dhe ambiciet e Federatës së Futbollit të Kosovës, u shtuan kur në shtator të vitit 2015, Komiteti ekzekutiv i Federatës Evropiane të Futbollit, në një takim të mbajtur në Maltë, kishte tejkaluar nenin që thotë se për pranimin e një vendi në këtë organizatë, ai vend duhet të jetë anëtar i OKB.

Ky komitet, ndërkaq kishte vendosur që çështja e pranimit të futbollit të Kosovës, të dërgohet në Kongresin e kësaj federate, më 2016.

Pas këtij vendimi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për Radion Evropa e Lirë kishte deklaruar se sinjalet për një pranim të mundshëm të Kosovës në organizatën evropiane të futbollit, janë mjaft pozitive.

“Shpresojmë dhe jam shumë i bindur që do të vendoset për pranimin e FFK-së në instanca ndërkombëtare dhe ëndrrat tona të kamotshme do të bëhen realitet. Pastaj, pas 10 ditësh është Kongresi i FIFA-s në Meksikë”, kishte thënë Vokrri.

Ai kishte treguar se në planin e brendshëm, synohet strukturimi më i mirë i federatave sportive në Kosovë, në mënyrë që ato të tregohen të besueshme, me integritet dhe transparencë financiare dhe lojëra të pastra.

Në anën tjetër, edhe gjatë pritjes e pranimit të Kosovës në UEFA-, kritikat nuk kanë munguar sa i përket gjendjes së sportit në Kosovë.

Mithat Belegu, ish-gjyqtar ndërkombëtar, për Radion Evropa e Lirë, kishte thënë se një gjendje jo e mirë është evidente në të gjitha federatat sportive. Sipas tij, institucionet e Kosovës që nga paslufta kanë bërë shumë pak për sportin.

“Sportistët tanë më shumë po vijnë në shprehje në shtetet e huaj, ngase atje kanë kushte shumë më të mira. Kjo e vërteton që Kosova dhe shqiptarët kanë talent dhe janë të prirë për sport”.

“Mirëpo, për të arritur një cilësi të nivelit evropian, duhet të krijohen kushtet dhe të punohet shumë më tepër”, ishte vlerësimi i Belegut.

Sidoqoftë, gjatë rrugës së Kosovës për pranim në UEFA-s, kishte pasur disa takime me kryetarë të Federatës Evropian të Futbollit, kurse delegacione të UEFA-s, e kishin vizituar Kosovën.

Po ashtu, përfaqësuesja e futbollit të Kosovës ka zhvilluar disa takime miqësore ndërkombëtare, në Kosovë dhe jashtë saj.

Ajo që për shumë vjet u prit nga qytetarët e Kosovës, e konkretisht nga komuniteti i futbollit, u realizua në fillim të kësaj jave, kur Kosova u bë anëtarja e 55-të e Federatës Evropiane të Futbollit.

Kjo ditë, sipas përfaqësuesve të futbollit të Kosovës, shënon fundin e izolimit shumëvjeçar të këtij sporti.

Në Kongresin e UEFA-s, të mbajtur në Budapest, 28 vende kanë votuar në favor të Kosovës, ndërsa 24 kanë qenë kundër. Dy vota, ndërkaq, kanë qenë të pavlefshme.

Vendimi i UEFA-s është përshëndetur nga institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit e Federatës së Futbollit.

Ndërkaq, kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri, duke e cilësuar ngjarjen me rëndësi historike dhe fitore kundër disa kundërshtarëve, që sipas tij, nuk janë të lehtë, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në UEFA, i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit, FIFA

Vokrri, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, shprehet optimist se Kosova do të bëhet anëtare e FIFA-s.

Bazuar në procedurat, Vokrri thotë se UEFA rekomandon që të pranojë dhe mbështesë anëtarin e vet, që në këtë rast është Kosova.

FIFA do të mbajë kongresin e radhës në Meksiko Siti, më 12 dhe 13 maj, ku në agjendë është edhe kërkesa e Kosovës për pranim në këtë Federatë.

“Tashmë edhe kundërshtarët tanë që i kemi pasur në UEFA, siç janë Rusia, Qipro dhe shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, do ta mbështesin pranimin e vendit tonë në FIFA”.

“Për ata është një anëtar i ri i Konfederatës Evropiane, që duhet të mbështetet, sepse Konfederata Evropiane me Kosovën do të jetë edhe më e fortë në të ardhmen dhe për këtë arsye ata do të na përkrahin që të bëhemi anëtar të FIFA-s”, thotë Vokrri.

Sipas Fadil Vokrrit, për t’u bërë pjesë e kësaj federate, nevojiten 105 vota nga 209 sa janë gjithsej.

Sidoqoftë, pas pranimit të Kosovës në UEFA, futbollistët e Kosovës duhet t’u qasen përgatitjeve për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës ka deklaruar se për një gjë të tillë duhet të bëhen ndryshime rrënjësore, jo vetëm në aspektin e burimeve njerëzore, por edhe në aspektin e infrastrukturës.

Niveli i infrastrukturës, sipas tij, është mesatar, madje edhe për nevojat e brendshme.

“Për gara ndërkombëtare, padyshim që duhet bërë investime. Në stadiumin olimpik të Mitrovicës, duhet të investohet. Por, patjetër, duhet të ndërtohet edhe një stadium krejtësisht i ri, një stadium olimpik që përmbush të gjitha standardet ndërkombëtare, ashtu siç i kërkon UEFA dhe FIFA”, ka thënë Hasani

Pas anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, pranimi i Kosovës në UEFA e ka përmbyllur kaptinën e ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës, të paktën në kontinentin e vjetër.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Hamza: Kurti, Haxhiu dhe Dehari qëllimisht shkelën Kushtetutën

Hamza: Kurti, Haxhiu dhe Dehari qëllimisht shkelën Kushtetutën

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

SHBA dhe BE me qasje të ndryshme në Ballkan, Kosova në fokusin e zhvillimeve të reja

SHBA dhe BE me qasje të ndryshme në Ballkan, Kosova në fokusin e zhvillimeve të reja

Ardian Gjini e përshëndet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin

Ardian Gjini e përshëndet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin

‘Devijimi i Ibrit’, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

‘Devijimi i Ibrit’, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

74 mijë euro për dezinsektimin e Gjilanit, Komuna e jep tender me procedurë të negociuar

74 mijë euro për dezinsektimin e Gjilanit, Komuna e jep tender me procedurë të negociuar

Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje

Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje

Muharremi: Qytetarët kanë të drejtë t’i nxjerrin nga zyrat kryeministrin dhe ministrat e betuar si deputetë

Muharremi: Qytetarët kanë të drejtë t’i nxjerrin nga zyrat kryeministrin dhe ministrat e betuar si deputetë

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

PDK: Kuvendi është marrë peng, administrata po nënshtrohet nga pushteti

PDK: Kuvendi është marrë peng, administrata po nënshtrohet nga pushteti

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë