Pesë yje të kinemasë që e kanë nisur me porno (Foto) +18

26.04.2016 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Shpesh pornografia “shkrihet” me Hollivudin dhe nuk janë të paktë ata që rrugën drejt suksesit në ekranin e madh e kanë kaluar nga filmat me “pullë të kuqe”.

Mes tyre ka emra që i kemi dëgjuar, të tjerë që mundohen të harrojnë këtë pjesë të jetës së tyre, apo ata që janë munduar ta fshehin, por pa sukses,eE në fund janë detyruar dhe kanë pranuar me gojën e tyre se dikur kanë qenë protagonistë në filma pornografikë.

Më poshtë pesë emra të famshëm të ekranit hollivudian që ndoshta s’e keni ditur që e kanë nisur gjithçka nga pornografia:

Cameron Diaz: Bjondja e famshme për buzëqeshjen e saj nuk është “aq engjëllore sa duket”.  Ironikisht edhe vetë titulli i filmit për të rritur ishte “Ajo s’është një engjëll”. Në ato pak pamje që kanë siguruar mediat rozë në SHBA ndër vite, Cameron shfaqet e zhveshur në një poster me një mashkull të lidhur. Me marrjen e famës në rolin e filmit “Maska”, aktorja bëri gjithçka që videoja e saj ‘soft porn’ të mos publikohej kurrë sepse mund t’i rrezikonte imazhin në Hollivud.

Në 2013, producenti i filmit u përpoq ta shantazhojë duke i kërkuar 3.5 milionë dollarë në këmbim të mospublikimit të fotove lakuriq të saj, por në vend të parave mori 3.5 vite burgim pas denoncimit të aktores. Edhe sot, kur është 42 vjeç dhe në listën e aktoreve më të paguara hollivudiane, ajo po bën gjithçka që të mos dalë asgjë nga e shkuara e vet, ashtu si në rolin te filmi i fundit komedi, “Sex Tape”.

Arnold Schwarzenegger  – Vetë Guvernatori ka pranuar “anën e errët” të tij kur ishte një 20-vjeçar, duke rrëfyer se ka marrë pjesë në një orgji, ndërkohë që qarkullojnë edhe disa pamje që e shfaqin atë duke ‘tymosur’ hashash. Në vitin 1977 pozoi nudo për disa revista homoseksualësh, duke hedhur hapat e parë të bindjes së vet se “homoseksualët vuajnë të njëjtin paragjykim si bodybuilders”. Vite më vonë, kur u bë Guvernator i Kalifornisë, Arnold firmos dy ligje që ligjëruan martesat homoseksuale në shtetin që drejtonte.

Matt LeBlanc –  Pjesa më e madhe e njohin për rolin e tij në serialin e famshëm “Friends”. Para se të fitonte rolin në këtë serial komik, ishte pjesë e një ‘seriali’ pak më të shkurtër me pullë të kuqe; “Red Shoe Diaries”, një film pornografik ‘soft’ i viteve ‘90 me katër seri.

David Duchovny – Narrator dhe aktor i “The Red Shoe Diaries”. Aktori i X-Files duket se jo gjithmonë ka qenë në kërkim të shpjegimit të fenomeneve të mistershme jashtëtokësore.

Jackie Chan – E vështirë të besohet, por njeriu i fortë i arteve marciale në Hollivud s’e ka nisur karrierën e tij duke dhënë grushta e shqelma për “të këqijtë”. Në fillim të viteve ’70, Jackie punonte si dublikant për skena të rrezikshme dhe të ardhurat ishin të pakta. Mendoi se mund t’i shtonte ato duke u bërë pjesë e një filmi pornografik (dhe komik) në Hong-Kong.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Lexuesja e buzëve zbulon çfarë i tha Dakota Johnson Anne Hathaway në tapetin e kuq

Lexuesja e buzëve zbulon çfarë i tha Dakota Johnson Anne Hathaway në tapetin e kuq

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Edhe zemra e Rita Orës rrah UÇK (FOTO)

Edhe zemra e Rita Orës rrah UÇK (FOTO)

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Policia shqiptare e gjeti Jozefin Markun të fshehur në banjon e banesës së një shoku

Policia shqiptare e gjeti Jozefin Markun të fshehur në banjon e banesës së një shoku

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

BBVK 5 nis të zbulojë surprizat, Alaudin Hamiti jep detajin e parë për kastin

BBVK 5 nis të zbulojë surprizat, Alaudin Hamiti jep detajin e parë për kastin

Muzikë, energji dhe emocione: “Sunny Hill” mbyll një tjetër edicion historik

Muzikë, energji dhe emocione: “Sunny Hill” mbyll një tjetër edicion historik

Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për edicionin 2026

Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për edicionin 2026

Moment i veçantë në koncertin e Yll Limanit, Sinan Vllasaliu interpreton me të “Ditë e natë”

Moment i veçantë në koncertin e Yll Limanit, Sinan Vllasaliu interpreton me të “Ditë e natë”

Nga edicioni i parë deri te rikthimi i fundit, performancat e Dua Lipës në Sunny Hill Festival

Nga edicioni i parë deri te rikthimi i fundit, performancat e Dua Lipës në Sunny Hill Festival

Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën- “Veç ti” merr vëmendjen

Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën- “Veç ti” merr vëmendjen

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari